Skip to content
15 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Emrat/ Keta jane te besuarit e Lulzim Bashes ne Kuvend

ShkodraWeb 5 August, 2017
IMG_2728
Ashtu siç eshte bere e ditur me heret, nënkryetare e Parlamentit pritet të jetë Dhurata Çupi, ndërsa kryetar i grupit parlamentar të demokratëve, Enkeled Alibeaj.
Dy figura këto që pritet të promovonen nga kryetari Basha si zgjedhje të tij. Por tashmë mësohet se veç tyre do të ketë edhe disa ndryshime të tjera në kryesinë e grupit parlamentar të PD-së.
Burime të gazetës kanë konfirmuar se për nënkryetar të grupit parlamentar janë tre emra: Edmond Spaho, Eduard Halimi ose Gent Strazimiri. Sekretar grupi pritet të jetë Edi Paloka, ndërsa për zëdhënës grupi janë dy emra Grida Duma dhe Oriola Pampuri.
Ndryshime tek komisionet
Tek komisionet parlamentare pritet që të bëhen disa ndryshime të rëndësishme, por edhe rikonfirmime.
Po e nisim nga këto të fundit. Në dy komisione të rëndësishme, ku opozita ka postin e nënkryetarit, pasi kryetari i takon mazhorancës, në atë të Ligjeve dhe të Sigurisë, rikonfrimohen përkatësisht Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka. Po kështu edhe tek Komisioni i Jashtëm rikonfirmohet si nënkryetar Aldo Bumçi.
Mos futja në listën e deputetëve të Majlinda Bregut dhe Ridvan Bodes ka lënë vakant vendet tek Komisioni i Integrimit dhe tek ai i Ekonomisë. Kryetar i Komisionit të Integrimit me shumë gjasa do të jetë Jorida Tabaku, ndërsa tek Ekonomia pritet Edmond Spaho si nënkryetar i komisionit.
Po kështu mosrikandidimi i Genc Rulit ka lënë vakant vendin e nënkryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, kur pritet të caktohet deputeti i ri Agron Shehaj.
Ndryshime emrash pritet të ketë në dy komisione ku opozita ka postin e kryetarit në atë të Shëndetësisë dhe të Medias. Edhe pse, Albana Vokshi dhe Genc Pollo janë rizgjedhur deputet, me shumë gjasa ata nuk do t’i kryesojnë këto komisione. Tek Shëndetësia në vend të Albana Vokshit, kryetar pritet të jetë Tritan Shehu ose Bardh Spahia, ndërsa tek komisionit i Arsimi e Medias, në vend të Genc Pollos pritet të caktohet Luçiano Boçi.

Postet e PD në Kuvend
Nënkryetare e Parlamentit Dhurata Çupi

Kryetar Grupi Enkeled Alibeaj
Nënkryetar grupi Edmond Spaho ose Eduard Halimi ose Gent Strazimiri
Sekretar grupi Edi Paloka
Zëdhënëse grupi Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku
Kryetar i Komisionit të Arsimit e Medias Luçiano Boçi
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë Tritan Shehu ose Bardh Spahia
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi
Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm Aldo Bumçi
Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka
Nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë Edmond Spaho
Nënkryetar i Komisionit Veprimtaria Prodhuese Agron Shehaj
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Tenori i famshem qe braktisi Shqiperine: Zot fali…
Artikull pas: “Aksi i vdekjes” shenon nje tjeter viktime pas perplasjes fatale

TË FUNDIT

berisha spak 2025
  • Aktualitet

“Janë dërguar 2 urdhër- thirrje”, Berisha përgenjeshtron SPAK: Është një gënjeshtër absolute…

ShkodraWeb 14 November, 2025
rama veliaj 2025
  • Aktualitet

“Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027

ShkodraWeb 14 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • “Sulmuesi në shok”, anglezja “The Sun” artikull për Brojën: Ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur 14 November, 2025
  • VIDEO – Kapen rreth 13 kg kanabis, armë e municione, arrestohen 7 persona të përfshirë në trafik… 14 November, 2025
  • “Janë dërguar 2 urdhër- thirrje”, Berisha përgenjeshtron SPAK: Është një gënjeshtër absolute… 14 November, 2025
  • “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027 14 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.