Zbardhen detaje të reja nga nga ngjarja e ndodhur në Shkodër pak më parë. Raportohet paraprakisht se të plagosur nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur babë e bir, përkatësisht shtetasit Xhelal dhe Mentor Hasanaj, ku ky i fundit është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.
Babai Xhelali, është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes. Pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Shkodrës për ngjarjen.