Dy person kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti fatal, që ka ndodhur pasdite në fshatin Selitë, Njësia Administrative Mollas.
Vik.timat janë Agron Shermlli 48 vjeç dhe Agim Menci 50 vjeç. Në foton nga vendngjarja duken dy makinat, njëra prej të cilave tip ‘Benz’ që janë përplasur kokë më kokë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një kafshë e ngordhur (gomar) së bashku me rimorkion që tërhiqte. Dyshimet e para janë se njëri nga shoferët ka tentuar që të parakalojë gomarin që tërhiqte rimorkion dhe më pas të jetë përplasur me makinën tjetër.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia te cilët po hetojnë ne lidhje me zbardhje e plotë të saj.