
Ditën e hënë, 25 prill 2022, demokratët e Bashkisë Shkodër janë të thirrur të zgjedhin kryetarin e tyre. Me parimin “një antar, një votë”, ata duhet të përzgjedhin tashmë në mes 5 kandidaturave. Në fletën e votimit do të jenë emrat e Arben Lushaj, Arian Peraj, Elvis Deda, Gjenarin Kapcari dhe Vildana Gushta.
Ditën e sotme, 4 kandidatë të miratuar nga qendra, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre publikisht përmes rrjeteve sociale, sigurisht edhe në rrugë zyrtare. Ted Kopliku, Ardit Çylybyli, Emiljano Çekini dhe Ergys Ivziku, nuk kanë preferuar të jenë pjesëe garës, duke lehtësuar kështu edhe zgjedhjen e antarë e të PD Shkodër.
Mund të hamendësohet për ndonjë “skemë” të mundshme për të favorizuar ndonjë kandidatët. Por nga ana tjetër, të terhequrit nga gara, nuk kanë bërë thirrje për të votuar ndonjë nga kandidatët e mbetur në listën e votimit. Kjo, në pamje të parë, duket se e rrëzon idenë e një “skeme” për të faborizuar ndokënd.
Ndërkohë, 5 kandidatët e mbetur, duket se vazhdojnë fushatën për të bindur demokratët shkodranë ti mbështesin me votë. Madje, 4 prej tyre, Arben Lushaj, Arian Peraj, Elvis Deda dhe Vildana Gushta, kanë bërë thirrje publike për mbështetje në rrjetet e tyre sociale. Deri tani, nuk ka bërë thirrje publike vetëm kandidati Gjenarin Kapcari.
Gjithsesi, votimi i ditës së hënë mund të konsiderohet mjaft interesant. 5 emrat në garë janë me kontribute të rëndësishme në PD dhe përballja pritet të jetëe fortë. Fakti i 5 kandidatëve në garë, nuk e bën aspak të lehtë analizën se kush është më pranë fitores. Fituesi do të drejtojë demokratët shkodranë në një situatë aspak të lehtë, nisur nga përballja mes palëve në PD, e cila akoma nuk është fashitur. /ShkodraWeb/