VIDEO – Ekzekutimi pranë banesës i 55- vjeçarit, policia e Shkodrës jep detajet e para për ngjarjen e rëndë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. Një person është ekzekutuar fare pranë banesës së tij. Vrasja ka ndodhur në lagjen “Rus” të qytetit, ndërsa paraprakisht sipas burimeve nga vendngjarja, raportohet se viktima është Nazmi Bandula.

Viktima Bandula ndodhej në një lokal afër banesës në momentin e ngjarjes. Dyshohet paraprakisht se është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë. Më pas ekzekutorët, janë larguar në drejtim të paditur. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon në zbardhjen e detajeve të tjera.


Rrethanat e ngjarjes nuk dihen akoma ndërsa qyteti tronditet përsëri brenda pak ditëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Nazmi Bandula, 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.