Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ekzekutimi i 19- vjeçarit në Shkodër, provat e vetme në duart e hetuesve, pse është e vështirë për t’u zbardhur

ShkodraWeb 21 September, 2022
vrasje shkoder bujar bshanaku 2022

Tri ditë pas ekzekutimit të 19-vjeçarit Erjon Xhenje në qytetin e Shkodrës, ngjarja duket se do të pësojë fatin e shumë të tjerave që kanë mbetur pa autorë vitet e fundit atje. Organet e hetimit kanë pak prova në dorë për identifikimin e autorëve dhe më pas të arsyeve që qëndrojnë pas krimit të rëndë. Edhe kamerat e sigurisë në zonë të sekuestruara pas ngjarjes, nuk u kanë sjellë ndonjë detaj domethënës hetuesve, për shkak se autorët kanë qenë të maskuar dhe të veshur me rroba të zeza.

Ashtu sikurse edhe në ngjarje të tjera kriminale të mirorganizuara, pasi kryen “porosinë” e eliminimit të personave në shënjestër, autorët djegin mjetet që kanë shkuar në vendin e vrasjes. Kjo është një mënyrë efikase për të zhdukur çdo gjurmë biologjike që mund të çojë në identifikimin e tyre. Midis provave të sekuestruara nga ana e policisë, janë jo vetëm gëzhojat në vendin e ngjarjes, shtatë të tilla, pesë prej të cilave goditën 19-vjeçarin, por edhe arma e gjetur e djegur. Do jetë laboratori balistik në Tiranë ai që do të kryej ekspertizën mbi pistoletën me të cilën u krye vrasja e të riut, i cili rezulton pa precedentë penalë. Përveç armës, hetuesit kanë shpresë se mund të gjejnë ndonjë provë edhe te motori i djegur në lagjen “Guerrila” pas vrasjes së Xhenjes.

Ndërsa zyrtarisht nuk është përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale, hetuesit kanë dyshime se 19-vjeçari mund të jetë përfshirë ndonjë krim kohët e fundit. E mbuluar gjithashtu me mister është edhe vrasja e Ismet Çekorjes në fillim të këtij muaji, vrasje e cila dyshohet të ketë lidhje me larjen e hesapeve me grupeve kriminale atje. Ende nuk dihet nëse këtë vrasje është përfshirë edhe 19-vjeçari, duke pasur parasysh të shkuarën e djemve të xhaxhait të tij që janë përfshirë në një sërë krimesh në zonë.

Edhe babai i tij deklaroi pas ngjarjes, se vrasja kishte ndodhur pikërisht për shkak të tyre, përkatësisht Sehar dhe Shkëlzen Xhenjes, të akuzuar si të përfshirë në disa ngjarje kriminale përfshirë edhe atentate. Këta të fundit dyshohet të jenë përfshirë edhe në vrasjen e Ismet Çekorjes. Rreth tri javë pas vrasjes së tij pas denoncimeve të forta për grupet kriminale të lidhura me policinë atje, policia lokale nuk ka një autor për krimin e rëndë, duke bërë që dy ekzekutime të bujshme brenda muajit të mos zbardhen, të paktën deri në këtë fazë të hetimit.

Babai i Erjon Xhenjes deklaroi gjithashtu kishte kërkuar të shpërngulej nga lagjja ku banonte, duke kërkuar banesë me qira në një zonë tjetër të Shkodrës. Pas kësaj deklarate publike të tij, natyrshëm lindin disa pyetje: a kishte dijeni ai për rrezikun që i kanosej atij dhe familjes së tij? Nëse po, nga kush? A kishte dijeni ai që djemtë e vëllait të tij ishin përfshirë në vrasjen e Ismet Çekorjes? Dy familjet jetonin në të njëjtën lagje, por pas vrasjes së 57-vjeçarit, tanimë ekuilibrat ishin prishur. Babai i djemve me bashkëshorte arsimtare, e ka drejtuar gishtin nga nipërit e tij.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Policia shoqëroi në komisariat personat që ndodheshin në lokalin familjar në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Përveç se kanë treguar mënyrën se si kanë hyrë dhe kanë dalë autorët nga lokali, natyrisht ata nuk mund të dinin të dhëna për vrasësit. Policia nuk ka asnjë person të shoqëruar as si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Mbrëmjen e shkuar, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bashkë me drejtues të Departamentit të Krimeve, kanë zbarkuar në Shkodër pas ngjarjeve të fundit kriminale, duke kërkuar zbardhjen e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI – Aksident fatal në Itali, makina përplaset me murin, humb jetën i riu shqiptar vetëm 21 vjeç…
Artikull pasardhës: FRYMËZIM – 16 vjeçari shkodran gjen portofolin e turistit italian me 6 mijë euro, shtangen efektivët e policisë ai ua dorëzon

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.