Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur ditën e sotme një tur në Malësi të Madhe dhe në Shkodër. Zyrtarisht, turi ka filluar që në orën 8 të mëngjesit, sipas një agjende që kanë tashmë mediat. Ajo që konstatohet, është mbajtja larg kësaj agjende e mediave e gazetarëve. Korrespondentët e mediave qendrore në Shkodër, janë orientuar “të mos lodhen ta ndjekin” sipas agjendës, sepse nuk do të lejohen të filmojnë. Dhe në fakr kështu ka ndodhur.
Kryeministri ka nisur publikimin e aktiviteteve në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale, duke mos kursyer as shpotitë për mediat. Ai është i bindur se ” kanalet e portalet e Tiranës” duhet të pasqyrojnë çdo informacion që ai publikon në rrjetet e tij sociale, teksa mban larg mediat e gazetarët, siç ndodhi edhe ditën e sotme. Rama shoqërohej nga deputeti Sterkaj, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Ilir Beqaj.
Më poshtë, publikimi i kryeministrit Rama si dhe agjenda, të cilën mediat e gazetarët nuk mund ta ndjekin për informim të paanshëm të publikut.
#RESPEKT?
?Tamarë, Malësi e Madhe – NJË FABRIKË MBRESËLËNËSE për frutat e zonës ku deri dje s’kishte as rrugë, po vetëm rrënim e plehra?
Aty ku programi kombëtar i Rilindjes Urbane ka transformuar rrënjësisht qendrën e zonës, duke e kthyer në një destinacion turistik mes natyrës së mahnitshme, tanimë me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka lindur fabrika agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimit të lëngjeve natyrale, si një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës në fshat dhe të mbështetjes tonë për njerëzit e punës?
***Këta shembuj nuk bëjnë lajm në kanalet e portalet e Tiranës të zëna nga llumi i luftës për pushtet e për para??♂️
? Por përtej lajmit të munguar, këto investime po ndikojnë ndjeshëm në ekonominë lokale, në punësim e në ekonominë familjare të fermerëve të zonës, që do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre????
#ShqipëriaqëDuam??☀️
?KANTIERET E UJIT – Në Bashkinë Malësi e Madhe, ku po merr zgjidhje pas dekadash problemi i furnizimit me ujë të pijshëm.
NGA FUNDI I NËNTORIT, 24 ORË PA NDËRPRERJE NË RUBINETAT E BANORËVE TË KREJT ZONËS URBANE?
*** Si në shumë zona të tjera të Shqipërisë, edhe këtu po ndërrohet komplet një rrjet ujësjellësi i degraduar i viteve ’70-të, të cilin po e zëvendëson sot një rrjet modern shpërndarës, që do të përmbushë të gjitha nevojat e banorëve dhe do të garantojë fundin e epokës së humbjeve të pafundme të ujit e të financave vendore?
08:00 – Nisja per Tamare
10:30 – Vizite ne fabrike perpunimi per fruta perime Canaj Shpk
11:00 – Nisja nga Tamara ne Koplik
11:45 – Inspektim i ujesjellesit Koplik
12:00 – Vazhdim i rruges per Shkoder
12:30 – Inspektim i zyrave te DPSHTR Shkoder/ Promovim Sherbimet Online
13:00 – Inspektim i Bypass Shkoder
13:30 – Vazhdim i rruges per Fishte
14:00 – Dreke me disa fermere ne proces financimi, pjese e skemes 2020
15:30 – Vazhdim i rruges per Shenkoll
16:00 – Inspektim punimesh ne shkollen Llesh Nik Daka, perparim punimesh
16:30 – Kthimi ne Tirane