
Kryeministri i vendit Edi Rama i dha një tjetër mesazh sot aleatëve të dikurshëm në qeveri, LSI-së, të cilët janë tashëm në opozitë.
Sipas tij, ata kanë lejuar krijimin e një llumi në burgje e hipoteka dhe për këtë do të mbajnë përgjegjësi. “Kemi gjetur, masazhatorë, infermierë dhe këngëtarë, nëpër burgje”,- tha ai.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja Kombëtare e PS, spastrim të administratës shtetërore nga keqbërësit, siç i cilësoi ai. Kreu i qeverisë prezantoi objektivat e 100 ditëve të ekzekutivit, duke theksuar gjithashtu se vendi duhet të hyjë në një fazë të re të luftës ndaj kanabisit, grupeve kriminale dhe të gjithë keqbërësve.
“Na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, institucione, zyrat e shërbimeve, në të gjitha nivelet e administratës nga keqëbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar apo si kërcënim në vazhdim e pastrim strukturor përmes rindërtimit të të gjithë strukturës dhe mekanizmave të pushtetit ekzekutiv”, tha Rama.
Ai tha se do vijojë edhe puna për heqjen e Shqipërisë nga harta për kultivimin e lëndëve narkotike, duke paralajmëruar operacion kombëtar kundër rrjeteve kriminale. “Vetting agresiv në radhët e policisë dhe luftë kombëtare kundër rrjeteve kriminale në vend. Lufta kundër kanabisit nuk ndalon ne ndalimin e kultivimit masiv të tij, por nis me një fazë të re, përndjekjen e rrjeteve kriminale. Ata të cilët janë mësuar të bnëjnë ligjin nëpër feudët e ndryshëm në periferitë e qendrave urbane”.
Rama përmendi edhe reduktimin e burokracisë në administratë siç është heqja e certifikatave. “Në këto 100 ditë është vendosur si shënjestër dhe do marrë rezultate të kënaqshme jo, për heqjen e dokumenteve të panevojshme dhe për të hequr nga çdo lloj liste, leje, autorizime, licenca të tepërta të kota që bvetëm kanë krijuar stres, korrupsion dhe kanë penguar energjitë e këtij vedni që të fukusohen aty ku duhet të fokusohem te zhvillimi, rritja ekonomike dhe mirëqenia…”, tha Rama.
“Fillon dhe nuk mbaron fundi i kaosit dhe pisllëkut në rrugët kombëtare të vendit me pastrimit që sapo ka nisur. Është thjeshtë e vetëm sinjali i qartë që rrugët kombëtare janë rrugë që njerëzit dhe mallrat të lëvizin të sigurt dhe jo sheh për të bërë përshesh merr leje abuzive dhe hap në në atë rrugës lloj-lloj zhvillimesh. Brenda katër viteve të ardhshme transformojmë akset kombëtare në rrugë kombëtare evropiane. Do t’i kthejmë ato në rrugë me standarde evropiane. Kjo do bëhet e mundur falë programit 1 miliardë dollar për ndërtim i cili fillon me Rrugën e Arbrit brenda pak javësh finalizohet edhe kontrata e do vijojë me një sërë aksesh të tjera.
Në këto 100 ditë do fillojë një betejë pakompromis për zullumet në Shërbimin e Transportin në Republikën e Shqipërisë duke bërë një reformë dhe çliruar Ministrinë nga barra për të dhënë licenca dhe autorizime dhe duke çuar përpara përgjegjësisë ata që çuan Shërbimin e Transportit në një nga zullumet më të mëdha. Ata të cilët kanë dhënë qindra e mijëra patenta jashtë çdo lloj kriteri, janë pajisur me armë njerëz që mund të kthehen në vrasës për shkak të se nuk janë në gjendjet ë drejtojnë mjetin brenda të gjitha standardeve”.