Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Edi Rama paralajmeron administraten…

ShkodraWeb 29 July, 2017
Kryeministri Edi Rama vijoi të premten turin e dëgjesave në Korçë, nga ku ritheksoi angazhimin e tij për “bashkëqeverisje me qytetarët dhe të bëjmë gjërat që s’janë bërë gjithë këto vite”.
Në fjalën e tij, pasi dëgjoi problemet dhe ankesat e qytetarëve korçarë, kryeministri Rama theksoi se “ajo që është arsyeja themelore sepse ne pas zgjedhjeve nuk shkuam me pushime, por vazhduam fushatën në formën e një komunikimi me njerëzit, është për të rritur ndjeshmërinë lidhur me domosdoshmërinë që ne të gjejmë një rrugë që këto probleme të trajtohen çdo ditë dhe si duhet”.
Kreu i qeverisë shprehu angazhimin për t’u dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve që mos të mbeten më siç kanë mbetur mbrapa dyerve të zyrave të shtetit.
“Duhet të kemi një bashkëqeverisje me qytetarët, në mënyrë që kush ka një problem të mos mbetet siç ka mbetur prapa dyerve, sepse nuk ka mundësia ta çojë problemin më lart, por të gjejë zgjidhje. 10 vite më parë, mbase kjo do të ishte e vështirë për t’u arritur. Sot që ne kemi teknologjinë që na jep mundësinë të jemi në komunikim me të gjithë mjafton një celular, një kompjuter, mund ta bëjë këtë gjë. Mes njerëzve dhe qeverisë ka një shtresë që është administrata, ku bllokohet lidhja e qeverisë me njerëzit dhe e kundërta. Dhe në këtë shtresë ka shumë elementë problematikë që duhen shkulur që aty. Administrata jonë ka njerëz të aftë e të përgjegjshëm, por ka edhe shumë parazitë e grabitqarë që duhen larguar, përndryshe këto probleme do te vazhdojnë. Por këta nuk luftohen as nga ju, e as nga ne, por nga ne dhe ju së bashku. Nga dëgjesat me qytetarët kemi kuptuar që 95 % e problemeve është çështje e vonesave për shkak të punonjësve”, nënvizoi Rama.
Kryeministri tha se “mes njerëzve dhe qeverisë ka një shtresë që është administrata ku bllokohet lidhja e qeverisë me njerëzit, dhe në këtë shtresë ka elementë shumë problematikë”.
“Administrata jonë ka njerëz të aftë, të ndershëm por edhe shumë parazitë e grabitqarë që duhen larguar sa më parë, por ata nuk luftohen dot as nga ju, as nga ne, por na nga ne dhe ju së bashku”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.
E teksa dëgjoheshin edhe qytetarët që ndërhynin gjatë fjalës së kryeministrit, Rama tha se “Kush abuzon nga punonjësit e administratës nuk do qethet kare, por do të largohet nga puna”./balkanweb/

Post navigation

Previous: Ismail Morina i kerkon ndihme avokatit: Duam mbrojtje nderkombetare
Next: Peson defekt trageti ne mes te detit, panik mes pasagjereve

TË FUNDIT

rama meme qesh

“Përgëzime e falenderime autorëve”, kryeministri Rama publikon disa nga memet e protestave kundër tij

ShkodraWeb 8 June, 2026
zgjedhje kosove 2026

Rënie drastike e votuesve në zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje! e para, rritet LDK me Vjosa Osmanin

ShkodraWeb 8 June, 2026
rama shkoder qershor 2026

ZYRTARE – Kryeministri Edi Rama të hënën pasdite në kalanë “Rozafa”, takim me socialistët e Shkodrës

ShkodraWeb 7 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.