Në Gjykatën Administrative të Apelit është zhvilluar procesi gjyqësor pas padisë së ish-deputetëve Jozefina Topalli dhe Arben Ristani, të cilët kërkojnë pagat e tyre për një periudhë 5 mujore në vitin 2014 dhe për periudhën nga 1 shkurti deri më 1 qershor të vitit 2017. Apeli Administrativ ka vendosur në favor të dy ish-deputetëve, duke detyruar Kuvendin e Shqipërisë që të paguaj pagat e kërkuara në favor të tyre.
Ish-deputetja Topalli kërkon rreth 453 mijë lekë të rinj, ndërsa Ristani kërkon 615 mijë lekë të rinj.
Seanca gjyqësore është zhvilluar më 2 maj, ku është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative.
“Lënien në fuqi të vendimit nr. 1799 (80-2018-1823), datë 10.05.2018, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.-Kundër vendimit mund të ushtrohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në vendim.
Paditë e dy ish-deputetëve janë bërë më 27 qershor të vitit të shkuar,
Periudha kur deputetët kërkojnë pagat ka të bëjë me bojkotin e Parlamentit, përkatësisht në periudhat qershor 2014 janar 2015 dhe shkurt-qershor 2017
Ish-deputetët që kanë kërkuar pagat janë edhe Flamur Noka, Myqerem Tafaj, Kastriot Islami, Irma Kopliku, Arbiola Halimi, Roland Keta, Jorida Tabaku, Asllan Dogjani, Eleni Qirici, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj, Bedri Hoxha.