Nokia 6 u shit në Indi sot për vetëm disa sekonda. Pajisja ishte duke u shitur në Amazon Indi, por Amazon nuk kishte stok të mjaftueshëm të telefonit dhe kjo bëri që shitjet e gjithë sasisë në dispozicion të zgjashnin vetëm 10 sekonda. Nokia 6 vjen me një ekran me diagonalen prej 5.5 inç që ka një rezolucion në Full HD prej 1920 x 1080 pikselësh, ndërsa pajisja mbështetet nga procesori i Qualcomm, Snapdragon 430.
Specifikat tjera në Nokia 6 përfshijnë 4GB RAM dhe 64GB memorie. Telefoni gjithashtu vjen me një kamerë me 8 megapikselë për Selfie dhe në anën e pasme ka një kamerën me 16 megapiksel për foto dhe video. Nokia dhe Amazon do të mbajnë një tjetër shitje për Nokia 6 më 30 gusht 2017.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!