Që kryeministri i një vendi duhet të mbajë një qëndrim serioz në daljet publike, kjo dihet nga të gjithë dhe nuk është e nevojshme as të jetë e shkruar.
Mirëpo rastet kur të parët e vendeve “rrëshkasin” dhe harrojnë rolin e tyre, nuk janë të pakta dhe kjo ka ndodhur edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ishte sot në homazhet para shtatores së Skënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes në sheshin qendror të Prishtinës. Por menjëherë pas homazheve i ka habitur të gjithë të pranishmit me veprimin e tij.
Ai është çuar me nxitim dhe ia ka futur vrapit në shesh, pa menduar se po filmohej . Njësoj si ai kanë nxituar edhe zyrtarët e ekipit të tij, por askush nuk e ka kuptuar arsyen e këtij veprimi.
Të paktën të pranishmit kanë mësuar se kryeministri është në gjendje të mirë fizike dhe këtë e ka dëshmuar më së miri.