E RËNDË – Kishin shkuar në Francë për një jetë më të mirë, humbin jetën në sytë e nënës së tyre dy…

Shkuan për një jetë më të mirë në Francë bashkë me familjen e tyre, por dy fëmijë të vegjël nga Kosova humbën jetën në mënyrë fatale.


Dy fëmijët po luanin pranë një lumi në prani të nënës së tyre pasditen e kësaj të marte, por përfunduan në lumë duke humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Montbrison (Loire). Dy vogëlushët, vëllai dhe motra, kanë lindur në vitin 2014 dhe 2017.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lumin Le Moingt, ujërat e së cilit janë fryrë kohët e fundit për shkak të reshjeve të dendura.

Nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit.

Sipas deklaratave, në ujë përfundoi fëmija më i vogël, ndërsa motra u përpoq ta kapte por përfundoi edhe ajo në rrjedhën e ujit. Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i ringjallte. Pastaj ajo paralajmëroi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës, të cilët mbërritën menjëherë në zonë por nuk mund të bëjnë asgjë.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Nëna, në shok, u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint-Etienne hapi një hetim, dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania