Në rrethana akoma të paqarta, një 75-vjeçar, me inicialet K.Sh., i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në fshatin Anëvjosë, Bashkia Memaliaj. Ai është gjetur nga familjarët e tij i vetvarur në afërsi të banesës së tyre. Deri tani nuk bëhet i ditur shkaku që e ka çuar 75-vjeçarin drejt aktit ekstrem, ndërsa policia po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.
Njoftohemi se në fshatin Anëvjosë, Bashkia Memaliaj, është gjetur nga familjarët i vetvarur në afërsi të banesës shtetasi K.Sh., rreth 75 vjec. Nga kqyrja fillestare e trupit nuk ka shenja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.