Diku nga pranvera e vitit 2011 në Shqipëri kishte plasur “lufta” e rradhës politike, duke patur në mes një simbol jo aq shumë të vjetër, Piramidën në qendër të kryeqytetit. Do të shembej dhe në vend të saj do të ngrihej një kompleks parlamentar madhështor që duhej të përurohej paea 28 nëntorit 2012, në 100- vjetorin e Pavarësisë. Nëse nuk gaboj, hyri deri në sallën e Kuvendit shqyrtimi i projektit dhe nëse kujtesa nuk më gabon, me 14 korrik 2011, është miratuar me vetëm 72 vota të mazhorancës së asaj kohe vendimi për shembjen e Piramidës. Sipas projektit, shembja duhej të ndodhte brenda 3 muajve nga miratimi në Kuvend i vendimit të mësipërm.
Sot jemi në vitin 2018 dhe Piramida jo vetëm gëzon “shendet të plotë”, por po përgatitet për një make-up sipas ideve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Velija. Në 2012, me 28 nentor 100- vjetori i Pavarësisë u festua me një megatortë, por deputetët nuk u mbodhën dot në një parlament të ri. Një nga arsyet ishte angazhimi i madh i opozitës së asaj kohe- PS-së e cila mblodhi rreth vetes shume prsonalitete e grupime të Shoqërisë Civile.
Historia përsëritet, por vendet ndryshohen: PS kërkon shembjen e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar një të ri, ndërsa PD është kundër dhe ka në krah një pjesë jo të vogël të komunitetit të artistëve.
Gjykimin tim modest nuk dua ta lidh me epokat, autorët apo vjetërsinë arkitekturore si vlerë që kanë Piramida dhe Teatri Kombëtar, tani e tutje do ta quaj vetëm TK.
Piramida ishte simboli i pushtetit të dikatorit edhe pas vdekjes së tij. U ndërtua relativisht shumë vonë në raport me TK por kam qënë kundër prishjes së saj. Pavarësisht se vepër e komunizmit, ajo është pjesë e kujtesës sonë historike rreth 30 apo diçka më shumë vjeçare. Sot është jo vetëm një pikë referimi për shqiptarët, por edhe objekt që ka ofruar, ofron do të ofrojë hapësirat për shërbime për shqiptarët. Mund t’ju duket e çuditshme, por mendpj se është pjesë e identitetit tonë sepse në një kuptim, brenda mureve vazhdon të sillet fantazma e diktatorit.
E për të ardhur tek TK. Mund të jetë ndërtesa më kot, më pa vlerë e gjithë Tiranës e Shqipërisë. Mund të jetë shumë e nevojshme të shembet për të bërë një të re, më të bukur, më moderne qoftë edhe me PPP. Por fatin që ka ndëtesa aktuale, nuk mund ta ketë asnjë tjetër: brenda saj janë akoma shpirtrat e artistëve e të personazheve të tyre, të atyre që jetojnë dhe nuk janë më. Ata prej 7 dekadash e kanë kthyer në shtëpinë e tyre. Enden ashtu, në mes llumit e papastërtive, telave të korrentit e prizave të dëmtuara, nën çatinë që pikon dhe muret me suva të rënë. Por vetëm aty mund të qëndrojnë, vetëm aty mund ti degjojmë në melodinë e heshtjes së tyre. Ata që kanë parë Romën, habiten nga “gërmadhat” që e hijeshojnë atë, nga gurët që nuk tregojnë asgjë. Edhe Colosseo nuk ka qënë siç e shohim sot, aq i dëmtuar por njëkosisht madhështorë. Roma kishte një Neron fatmirësisht, sepse po të kishte patur më tepër, njerëzimi nuk do të kishte trashëguar mrekullitë që sot i shijojmë të gjithë.
Në mes shembjes së Piramidës në 2011 dhe TK në 2018, unë do të kisha qënë dakort që të rrënoheshin 1000 mijë piramida dhe të mos i hiqej asnjë tullë TK-së. Lëreni ashtu siç është, edhe nëse nuk doni ta restauroni siç edhe mund të shpëtohet sipas specialistëve. Edhe në degradimin e harresës do të jetë më i madhërishëm se çdo teatër tjetër i ri që mund të ngrihet sepse ka brenda mureve shpirtrat… Tirana ka mjaft hapësira për të ndërtuar një teatër. Në mos, shteti ta blejë një copë tokë.
Por TK-në, ku është aktualisht, nuk duhet ta prekë. Pas 50 apo 100 viteve, ndërtesa aktuale do të ketë një vlerë të shumëfishuar. Natyrshëm që sot mund të shpallet monument kulture, edhe thjesht për shpirtrat që lundrojnë brenda tij. Por pas 50 apo 100 viteve, nuk mund t’ia mohojë askush këtë të drejtë. Pas 50 apo 100 viteve, edhe po të jetë kthyer në gërmadhë, ciceroni mund të thotë me krenari se brenda këtyre mureve u derdhën tonelata djerse dhe lotësh, përkushtimi e vuatjesh, të qeshurash dhe gëzimit nga arti i kollosëve si Luca, Roshi, Kurti, Xhepa, Prosi, Gjoka, Trebicka, Qirjaqi dhe qindra e qindra të tjerë. Edhe në atë moment, shpirtrat do të jenë aty, edhe sikur çatia të jetë e shembur…
Nuk mund ti shmangemi dot politikës as në këtë rast, sepse ajo po i përdor këto si kauza pushteti në 2011 dhe sot në 2018. Veç kujtohuni: Në 1990 Edi Rama ishte aq radikal në të djathtën e sapo lindur saqë e përzunë. Në 2011- ën ishte mbrojtës i flaktë e pa thojza i ish- mauzoleumit të diktatorit. Berisha vinte nga një karriere jo e parëndësishme në komunizëm, ishte dhe është në krye të së djathtës dhe mbron me fanatizëm “Mekën” e artit shqiptar, që për ironi të fatit është ndërtuar në kohën e Mbretit Zog, shoferi i të cilit ishte gjyshi i Edi Ramës. Ars longa, vita brevis. /Nga Blerti DELIJA/