Kryetareja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për “360 gradë”, ka treguar arsyet që e çuan partinë e saj në djegien e mandateve të deputetëve, duke thëne se ishte e vetmja alternativë që i kishte mbetur opozitës.
Aja ka folur edhe për deklratën e Ilir Metës, kur dënoi dhunimin e institucioneve.monika
Pjesë nga faja e Kryemadhit:
Rama nuk e ka marrë seriozisht vendimin e opozitës
Rama s’ka marrë seriozisht fëmijët e vet, e jo më opozitën. Një njeri që merr seriozisht një kërpudhë dhe nuk merr seriozisht fëmijët e çerdheve të Skraparit. Ai është budalla, është i çmendur. Ai mendon se është mirë sepse ka 10 veta që i thonë ti je mbret, je pasha…
Djegia e mandateve për t’i shpëtuar vetingut
Ne i dogjëm mandatet, tani le të na vijnë të na arrestojnë se jemi pa imunitet
Pse arritëm këtu?
Gabimi jonë, atë gazin helmues e meritoja kur i dhashë dorën Ramës në 2013, për këtë e meritoj dhe po vuaj pasojat
Deklarata e Presidentit Meta kundër dhunimit të institucioneve?
Presidenti të vinte aty dhe ta ndjetë atë gazin, se ishte në Gjermani me Merkelin, dhe nga jashtë bëhen kollaj. Unë e kuptoj se ai është presidenti ka rolin e tij. Por secili nga ne ka marrë përsipër përgjegjësitë e tij, dhe nuk ngatërrohen me marrëdhëniet tona familjare.
Kur kam marrë vendimet radikale, nuk më ndalon dot Meta, se ky është betimi që u kam bërë votuesve të mi, të LSI. Sot jam unë përgjegjëse në drejtimin e LSI. Deklaratat e Metës janë të tij dhe nuk dua t’i komentoj.