Nuk ka me dyshime. Ajo qe ishte paralajmeruar, eshte zyrtarizuar pak orë me pare me hedhjen e firmes ne kontrate. Madje ajo nuk eshte dyvjeçare siç pritej, por tre. Kristijan Vulaj do te jete pjese e Vllaznise ne vazhdim dhe konsiderohet nje perforcim i rendesishem per te.
Blerja e re e Vllaznise ka dhene nje prononcim te shkurter per mediat e pranishme ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” pas prezantimit te tij teksa eshte shprehur:
“Zgjodha Vllaznine sepse e kam prane shtepise dhe eshte nje klub me histori. Bisedimet kane qene te gjata dhe kam pasur edhe oferta te tjera por ne fund zgjodha Vllaznine.
Kane qene disa ekipe qe kane kerkuar te bisedojne me mua, por jam fokusuar te Vllaznia dhe jam i lumtur qe tashme jam pjese e saj. Une premtoj qe bashke me shoket e ekipit te bejme me te miren per te arritur objektivat e klubit”