Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

“E diela e larit”, cila është domethënia e ditës së rëndësishme që i paraprin të dielës së Pashkëve katolike…

ShkodraWeb 4 years ago

Në kalendarin liturgjik katolik e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve. Me të nis Java e Madhe, por nuk mbyllen Kreshmët, që përfundojnë vetëm me kremtimin e orës së nëntë të së Enjtes së Madhe, ditë në të cilën, me uratët e mbrëmjes, nis Triditshi i Shenjtë i Pashkëve.

Në formën e zakonshme të ritit romak, quhet edhe “De Passione Domini”, e Diela e Mundimeve të Zotit. Në formë të jashtëzakonshme, e Diela e Mundimeve kremtohet një javë më parë, prej këndej quhet edhe “e Diela e dytë e Mundimeve”.

Solemniteti kremtohet jo vetëm nga katolikët, por edhe nga ortodoksët e protestantët. Krishtërimi mbarë e përcjell Krishtin, që hyn ngadhënjimtar në Jeruzalem, shaluar mbi një gomar, i brohoritur nga turma, që e përshëndet duke tundur rrema palmash (cfr Gjn 12,12-15). Turma e mbledhur që në zërin e parë, që kumton ardhjen e Jezusit, shtrin përdhe mantelat, pret degë palmash e i tund si suvalë, duke krijuar atmosferën pranverore të festës, për t’i shprehur nderimin Atij, që po vjen.

Kremtimi liturgjik

Liturgjia e së Dielës së Larit kremtohet duke nisur nga një vend jashtë kishës, ku besimtarët mblidhen rreth meshtarit, që ua bekon rremat e larit, të ullinjve a të palmave. Më pas nis procesioni deri në Kishë. Si arrihet këtu, fillon kremtimi i Meshës, me leximin e gjatë të Mundimeve të Krishtit. Rrëfimi kushtuar Mundimeve lexohet nga tre vetë, që luajnë rolin e Krishtit (lexuar nga meshtari) të historianit e të popullit. Në këtë të dielë meshtari, ndryshe nga të gjitha të dielat e tjera të Kreshmëve (përveç së katrës, në të cilën mund të veshë paramente rozë) vishet me të kuqe.

Tradita

Zakonisht besimtarët i çojnë në shtëpi degët e palmave, të larit a të ullinjve për t’i ruajtur si simbole paqeje, duke e shkëmbyer një pjesë me të afërmit e miqtë. Disa zona kanë zakon që kryefamiljari të marrë një degëz e, pasi ta zhysë në ujë të bekuar, të spërkasë me të gjithë shtëpinë gjatë Natës pa gjumë të Pashkëve e, Ditën e Solemnitetit, sofrën festive, rreth së cilës mblidhet e gjithë familja.

Në shumë zona, me gjethet e gërshetuara të palmave, realizohen vepërza të vërteta arti, që shkëmbehen si dhuratë feste ndërmjet besimtarëve. Në prag të Pashkëve të reja, degët e vjetra digjen e hiri i tyre përdoret për përhimjen e besimtarëve të Mërkurën e Përhime.

Në Ungjillin e Gjonit (12,12-15) tregohet se populli i Jeruzalemit pati përdorur vetëm rrema palmash që, sipas shumë komentuesve, janë simbol i ngadhënjimit, brohorisë e madhështisë mbretërore. Nësa degët e ullirit, të cilat në Ungjill nuk përmenden, nisën të përdoren më vonë në traditën popullore, sidomos atje, ku nuk kishte palma. Në Shqipëri, për shembull, ku kishte shumë lari e pak e aspak palma. Palmat, që shikojmë sot në oborre, janë shumë më të vona se koha kur meshtarët katolikë e panë të arsyeshme të përdorin degët e larit për të Dielën e Palmave e, prej këndej, edhe ta quanin e Diela e Larit, siç quhet edhe sot e kësaj dite.

Ndërsa në një antifonë të lashtë gregoriane këndohet: “Pueri Hebraeorum portantes ramos olivarum obviaverunt Domino”(Të rinjtë hebrenj shkonin ta takonin Zotin duke mbajtur në duar degë ulliri).

Në zonat ku nuk rritet ulliri, si Evropa veriore, palmat, ullinjtë e lari zëvendësohen me lule e gjethe, gërshetuar bashkë, ose thjesht me degë pemësh në lulëzim.

Shënime historike

Lajmet, të cilat flasin për bekimin e palmave, vijnë nga shekulli VII, në përkim me rëndësinë gjithnjë e më të madhe që nisi t’i jepej procesionit. U bekuan, së pari, në Jeruzalem, aty nga fundi i shekullit IV e pothuajse menjëherë u përfshinë edhe në liturgjinë e Sirisë e të Egjiptit.

Në perëndim këtë të diel mbaheshin kremtimet, që i paraprinin Pagëzimit, ndërsa vetë Pagëzimi kremtohej e kremtohet për Pashkë. Përsa i përket fillimit solemn të Javës së Madhe, bekimi e procesioni i palmave nisi shumë më vonë: më parë në Gali (shekulli VII-VIII), ku Teodulfi i Orleans kompozoi himnin “Gloria, laus et honor”, e më pas në Romë, në fund të shekullit XI.

Ditët Botërore të Rinisë

Dita e Larit përkon edhe me Ditët Botërore të Rinisë (World Youth Day). Dita e parë Botërore e Rinisë është ajo e vitit 1985, mbledhur me nismën e Gjon Palit II, që pohonte: “U themelua nga vetë të rinjtë”.

Kjo Ditë kremtohet në nivel dioqezan në vitet, kur nuk kremtohet në nivel ndërkombëtar.

E Diela e Larit, sivjet përkon me Ditën XXX Botërore të Rinisë, me temë: “Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse do të shohin Hyjin”(Mt 5,8) kremtuar në nivel dioqezan. Takimi i ardhshëm botëror do të jetë në vitin 2016, në Krakov të Polonisë. /Marrë nga Radio Vatikani/

Continue Reading

LAJM PARA: MINUTA E FUNDIT/ 43 vjeçari nga Fushë- Arrëzi vihet në pranga nga policia, keqtrajtonte nënën e tij…(emri)
LAJM PAS: MOTI/ Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme, e hënë 15 prill 2019…

TË FUNDIT

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj
  • Aktualitet

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj

5 hours ago
DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…

5 hours ago
FOTOLAJM – Çfarë po ndodh me moderatoren e njohur që la shtëpinë e BBVip, Kiara Tito publikon foton me detajin…
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Çfarë po ndodh me moderatoren e njohur që la shtëpinë e BBVip, Kiara Tito publikon foton me detajin…

7 hours ago

TË FUNDIT

  • “Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • “Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5
  • FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…
  • “Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj

TË FUNDIT

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

35 mins ago
“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

1 hour ago
“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • Kryesore

“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…

1 hour ago
“Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5
  • Kryesore

“Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.