
Një shtetas 43- vjeç është vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se personi, i identifikuar me emrin Vladimir Kola, keqtrajtonte nënën e tij. Sipas informacioneve paraprake, akoma nuk ka një motiv për sjelljen e tij ndaj gruas që e solli në jetë. Raste të tilla apo të ngjashme, brenda familjes tashmë janë mjaft të shpeshta. Në qendër, në shumicën e rasteve janë gratë, të cilat pësojnë një trajtim jo njerëzor nga meshkujt me të cilët jetojnë, qofshin ata bashkëshortë apo edhe fëmijë. Rasti më i fundit fatkeqësisht, regjsitrohet në Qarkun e Shkodrës dhe pikërisht në Fushë Arrëz, një zonë me tradita të forta për familjen.