E BUJSHME – Mesfushori i Milanit në Itali pranë huazimit te Vllaznia…

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Sipas “Tuttomercatoweb”, Vllaznia është duke u përgatitur për një tjetër goditje në merkato.


Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar Emir Murati, i cili është pjesë e të rinjve të milanit. Futbollisti i datëlindjes 2000, pritet të huazohet te kryesuesit në fuqi të Kategorisë Superiore, deri në fund të sezonit.

Aventura e fundit e Muratit ka ka qenë te Pro Sesto në Serinë C, por nuk ka gjetur hapësira dhe është rikthyer në klubin kuqezi. Mesfushori ka lindur në Itali, por ka luajtur edhe me moshat e Kroacisë, teksa pritshmëritë për të janë të larta.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel