Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

DYSHIMET/ Vrasja e 31- vjecarit ne Belgjike, pjese e nje zinxhiri hakmarrjesh?!

ShkodraWeb 6 years ago
Në kohën kur vrasja e Kreshnik Gjinit në Belgjikë vijon të jetë e pazbardhur, detaje të tjera mësohen nga autoritet policore shqiptare. Gjini rezulton të jetë nipi i Sajmir Jakut ish – drejtorit të OSHEE për veriun, i ekzekutuar paraditen e 9 shtatorit të vitit 2016. Por a kanë lidhje dy ngjarjet me njëra – tjetrën? Drejtoria e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit , ka dyshime të arsyeshme se po.
Burime të sigurta i pohuan tvklan.al se janë në total 3 vrasje që kanë ndodhur në Shqipëri , Itali dhe Belgjikë që derivohen nga një konflikt mes dy familjeve me influencë në qytetin e Rrëshenit.
Rrëshen – 9 shtator 2016 (Sajmir Jaku)
Dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Saimir Jakun ndërkohë që një tjetër person mbeti i plagosur. Jaku është qëlluar me kallashnikov , teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit bashkë me një shok të tij. Autorët braktisën automjetin tip “Benz-Mercedes” në fshatin Gallatë të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan.
Itali- 28 Prill 2017 (Gasper Reçi)
Itali- Një shqiptar është ekzekutuar më 4 plumba në Romë. Gasper Reci, 43 vjeç nga Rrësheni është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23: 30 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje.
Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Belgjikë 06 Shtator 2017 ( Kreshnik Gjini)
Kreshnik Gjini 31 vjeç u ekzekutua mesnatën e së martës dhe të mërkurës në komunën Forest të Belgjikës. Ai u qëllua me dy plumba nga dy persona të maskuar dhe të panjohur. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të koleges së tij të punës, Liliane.
Kreshnik Gjini punonte kamarier në një lokal në Saint-Denis. Mbrëmjen e së martës, ai mbylli llogaritë e xhiros ditore, kyçi biznesin dhe u largua me kolegen e tij. Këtë të fundit do ta shoqëronte me makinë në shtëpi, pasi nuk kishte mundur të arrinte tramvajin e fundit mbrëmjen e së martës. Të dy shkuan drejt parkingut ku shqiptari kishte makinën. Sapo 31-vjeçari u fut në automjet, aty u shfaqën dy persona të maskuar. Ata e qëlluan me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut, ndërsa vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit. Në secilën ngjarje morën pjesë dy autorë, por për asnjërën prej tyre nuk është ndaluar apo arrestuar njeri. /tvklan.al/

Continue Reading

LAJM PARA: Shpallet ne kerkim 20- vjecari nga Tirana, grabiti turistet ne Puke (emri)
LAJM PAS: AKSIDENTI ME VDEKJE/ Emrat e viktimave dhe te plagosurve ne autostrade

TË FUNDIT

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • Aktualitet

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi

53 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)

1 hour ago
EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • Aktualitet

EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

TË FUNDIT

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • Aktualitet

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi

53 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)

1 hour ago
EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • Aktualitet

EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…

3 hours ago
TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…
  • Argëtim

TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.