Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Drejtorët ‘e vjetër’ të hapin krahun”, Elisa Spiropali mbledhje me drejtorët rajonalë në Shkodër: Mos më fusni miq…

ShkodraWeb 14 October, 2023
elisa spiropali takim shkoder 1

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër Elisa Spiropali në një mbledhje me drejtorët rajonal të PS, ndryshe nga më përpara është shfaqur kritike ndaj tyre duke u treguar më e ashpër se zakonisht. Pas mbledhjes me drejtorët zhvilloi një takim edhe me anëtarët e PS të këshillit bashkiak të Shkodrës. Në mbledhjen me drejtorët rajonal, Spiropali i ka bërë të qartë se tashmë është koha për të punësuar njerëz me kontribute por që janë profesionistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Spiropali nuk e ka cilësuar se për çfarë kontributesh bëhet fjalë por nënkuptohet se lidhet me punësimin e socialistëve por jo thjeshtë militantë por persona që janë të aftësuar.

“Dua që shumë shpejt të gjeni ju mënyrën për të punësuar profesionistë dhe njerëz me kontribute. Bëni çfarë të doni por deri pas Kongresit që kemi në fillim të nëntorit, dua që kjo çështje të zgjidhet nga ana juaj dhe nuk dua që ta diskutoj më këtë pjesë. Po ashtu kërkoj nga ju që të përmirësoni shërbimet për qytetarët dhe t’i zgjidhni problemet që kanë. Dua që edhe socialisti me i thjeshtë nëse ju merr në telefon apo ju kërkon për problemet që kanë t’ia zgjidhni dhe të mos sorollaten”, deklaroi Spiropali përpara drejtorëve rajonal. Po ashtu një tjetër kërkesë e drejtueses politike është edhe ndërrimi i drejtorëve rajonal, kryesisht atyre që kanë shumë vite në drejtim.

“Ka ardhur koha që disa pozicione drejtorësh të rishihen. Sidomos ata që kanë shumë gjatë si drejtorë, 7-8 vite duhet që të hapin krahun për emra të tjerë të cilët kanë kontribuar për PS por gjithë këto vite kanë qëndruar në hije. Duhet që të rifreskohemi me emra të rinj dhe ky ndërrim drejtorësh besoj se do të ndodh shpejt. Nuk mund të qëndrojë për vite të tëra vetëm një person. Për këto ndryshime që do jenë kërkoj mirëkuptimin tuaj. Po ju them edhe diçka mos bëni gabimin të më fusni miq. Nga një anketë që është bërë duhet ta dini që bashkia Shkodër ka dalë me performancë shumë të mirë dhe është vënë në punë ndërsa drejtoritë rajonale nga ky anketim rezultojnë shumë dobët. Dua që energjia dhe ritmi i punës të ndryshojë plotësisht dhe të jetë i njëjtë me atë të bashkisë Shkodër.

Do të ketë projekte të shumta dhe punë voluminoze të bashkisë ndaj drejtoritë rajonale duhet që të jenë në të njëjtin nivel. Po vijnë zgjedhjet e 2025 dhe duhet që të riorganizohemi për të marrë një rezultat maksimal edhe në zgjedhjet parlamentare”, ka përfunduar Spiropali kritikat për drejtorët rajonal të PS në një mbledhje që nuk ka zgjatur për shumë minuta. Të gjithë drejtorët e pranishëm qëndruan në heshtje duke dëgjuar Spiropalin dhe kërkesat e saj. Edhe kryebashkiaku Benet Beci kërkoi bashkëpunimin e drejtorëve rajonal në mënyrë që të mos ketë pengesa si dhe drejtorët t’ju gjenden pranë qytetarëve dhe të mos shkojnë tek bashkia për çështje që nuk lidhen me bashkinë.

Më pas mbledhja e dytë është zhvilluar me anëtarët e PS në këshillin bashkiak të Shkodrës. Edhe me anëtarët e këshillit, drejtuesja politike Spiropali kërkoi që këshilltarët të jenë tashmë më aktivë dhe të dalin në zonat e tyre. “Deri më tani e keni përfaqësuar pjesërisht Partinë Socialiste dhe duhet të dini se jeni aty nën siglën e partisë. Kjo do të thotë se ju duhet që të jeni shumë më aktivë dhe të mos qëndroni të tërhequr se deri tani. Dua që zëri juaj të dëgjohet. Të dilni në terren në zonat tuaja dhe të flisni për investimet dhe punët që bën bashkia të cilat janë të shumta dhe do të shtohen. Duhet që të dilni bashkë me kryetarin e bashkisë dhe të flisni edhe ju. Ju falenderoj për kontributin që keni dhënë por tashmë duhet që të jeni më aktivë. Të qëndrojmë afër qytetarëve dhe të jemi gati për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës për të marrë sërish një rezultat të mirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Investimet në infrastrukturë pas kërkesës së banorëve”, Benet Beci: Paketë e plotë ndërhyrje për njësitë administrative
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 tetor 2023…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.