Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Drejtoret e spitaleve vijojne te sfidojne kryeministrin, nuk japin doreheqje, arsyeja…

ShkodraWeb 2 August, 2017
ramspit
Drejtorët e spitaleve rajonale vijojnë punën edhe 24 orë pas kërkesës së Kryeministrit Rama për dorëheqje. Shumica e tyre mbeten në detyrë me pretendimin se nuk mund të braktisin detyrën kur fluksi i pacientëve në këto ditë të nxehta dhe turizmi është i lartë, shkruan “Panorama”. Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Përparim Çela, ai i Lezhës, Pashko Smaçi, ajo e Durrësit, Viola Cikalleshi, e cila është e komanduar, kanë vijuar dje punën dhe nuk kanë paraqitur dorëheqje.
Gjithashtu në detyrë kanë qenë dje edhe drejtori i spitalit rajonal të Fierit, Andrea Dollaku, për të cilin është thënë se pritet që ta japë sot atë. Në detyrë mbetet edhe drejtoresha e spitalit të Lushnjës, Panore Veliu, por dhe drejtori i spitalit të Gjirokastrës, Përparim Muço.
Drejtori i spitalit të Dibrës, Beqir Biçi, i cili është edhe kryetar i LSI-së në këtë qytet tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen.
“Nuk e kam dhënë ende, por jam i gatshëm ta jap. Më morën ata të ministrisë dhe më thanë se mund ta jap dorëheqjen dhe me e-mail dhe është ministri që do ta pranojë ose jo atë”, tha Biçi për“Panorama”.
Edhe drejtori i spitalit të Beratit, Arqile Vasili, i cili është i komanduar, nuk ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ka qenë mjek roje gjatë gjithë natës në këtë spital. Kryeministri Rama u kërkoi dorëheqjen drejtorëve të spitaleve duke i akuzuar ata për keqmenaxhim të tyre, duke evidentuar papastërtinë në spitale.
“Sot, spitalet tona nuk janë pasqyrë e pastërtisë dhe higjienës. Përgjegjësinë për këtë e keni ju që jeni këtu, drejtuesit e spitaleve! Territore spitalesh pis, mjedise spitalesh pis. Thjesht që kanë nevojë për të pasur sy dhe për të pasur duar. S’ka nevojë as për para, as për infrastrukturë, as për reforma, as për plane madhështore. Spitalet tona janë sot dëshmi e një trashëgimie të rëndë të shumë viteve rrënim. Sidomos, kur flitet për plotësimin e nevojave me mjekë specialistë në spitalet rajonale bashkiake në të gjithë vendin. Kjo është një plagë e trashëguar, por, nga ana tjetër, personelit tonë mjekësor nuk mund t’i mungojë kurrsesi dhe për asnjë çast, gatishmëria për t’ju përgjigjur në kohë dhe me cilësi pacientit. Tek e fundit, pacienti meriton këtë të parën”, tha Rama.
DREJTORËT E SPITALEVE
Shkodër Përparim Çela
Lezhë Pashko Smaçi
Kukës Hasije Zeneli
Dibër Beqir Biçi
Durrës Viola Cikalleshi
Elbasan Desantila Tahiraj
Berat Arqile Vasili
Fier Andrea Dollaku
Lushnje Panore Veliu
Gjirokastër Përparim Muço
Vlorë Bruna Mersini
Përmet Elda Cullufe
Tepelenë Stoli Selmani
Mirditë Lek Reçi
Sarandë Arjan Kalcuni
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ligji i ri, myftinjte kane te drejte te lidhin martesa
Artikull pasardhës: E rralle/ Te shtena me arme ne dasem, plagoset gruaja qe po festonte

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.