Shkruan në Facebook presidenti i IPA- Seksioni i Shqipërisë, Skender DODA: Metamorfoza. Në vitet 1986-1993 kam shërbyer e jetuar familjarisht në Laç. Kur në BRSS filloi “gllasnost” e “perestrojka”, shkoja më shpesh në sallën e leximit të Pallatit të Kulturës në Laç për të shfletuar në qetësi gazetat e revistat. Salla përgjithësisht frekuentohej shumë.
Disa herë qetësinë e thyente një person që ngrihej në këmbë me libër në dorë dhe si aktor teatri plot pasion lexonte me zë të lartë citate të ndryshme. Krijonte bezdi por askush nuk i fliste sepse ai nuk citonte libra dosido.
Një rast mora guxim dhe i bëra shenjë të ulte zërin por ai më sfidoi: Dëgjoni shokë sa bukur i këndon populli Kurbinit shokut Enver. Dhe filloi recitimin. Kush ishte i zoti ta ndalonte? Ishte viti 1989.
Pas 4 vitesh firmosi shkresën zyrtare për mua dhe një grup kuadrosh. Më bëri dhe ish- oficer dhe nga drejtor më quante nëndrejtor.