Jep dorëheqjen sekretari i Këshillit bashkiak në Shkodër, Suel Hadri. Dorëheqja e këtij të fundit vjen vetëm pak ditë pas konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak, thirrjen e të cilit Hadri refuzoi ta bëjë duke detyruar prefektin Millja ta thërrasë atë.
Mësohet se Suel Hadri i ka nisur një shkresë Këshillit Bashkiak, prefektit dhe kryebashkiakes në detyrë Voltana Ademit.
Në konsitituimin e Këshillit të ri bashkaik, Hadri nuk pranoi që të drejtojë mbledhjen me pjesëmarrjen e vetëm të majtëve, ndërsa tashmë ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij.
Në letër ai shkruan se dorëheqja vjen për arsye personale.