ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO E PLOTË/ Promovohet libri “Shkodra në vitet e vendosjes së diktatursë komuniste 1945- 1953”

Dita Europiane e Përkujtimit të V.iktimave të Regjimeve Totalitare dhe Autoritare, ka qenë e veçantë në Shkodër. Këshilli i Qarkut Shkodër ka promovuar sot librin “Shkodra në vitet e vendosjes së diktatursë komuniste 1945- 1953”. Është një përmbledhje e kumtesave të prezantuara para një viti në një simpozium të organizuar në Shkodër po nga Këshilli i Qarkut. Oratorët që kanë marrë fjalën kanë vënë theksin në rëndësinë e botimit të këtyre materialeve si një kontribut më shumë për brezat që do të vijnë. Është e nevojshme që të rinjtë të njihen me sakrificat dhe vuajtjet e gjyshërve apo baballarëve në një sistem të egër që shtypte me forcë çdo liri shoqërore. Më poshtë, video e plotë me përshendetjet e autoriteteve vendore dhe personaliteteve pjesëmarrëse në këtë aktivitet domrthënës.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.