Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTI – Pas shkarkimeve, përjashtimeve e pezullimeve, PD depoziton në Kuvend kerkesën për ndryshimin e përfaqësuesve

ShkodraWeb 17 January, 2022
Bardhi-basha

Partia Demokratike i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë për ta vënë në dijeni për ndryshimet që kanë ndodhur në grupin parlamentar demokrat, me përjashtimin e mbështetësve të Sali Berishës.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, këtë fundjavë, Basha thirri në selinë blu anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe pasi i njohu me vendimin e kryesisë së PD-së për përjashtimin e Berishës dhe 8 të tjerëve, më pas deklaroi propozimet për zëvendësimin.

Zëvendësimin kreu i PD-së e nisi nga një person, që në fakt nuk ishte pozicionuar me Berishën, por ka qëndruar heshtur në krah të partisë zyrtare. Eksperienca e Alfred Rushajt si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike përfundoi të shtunën. Kreu i PD-së njoftoi se kishte dakordësuar me Rushajn që ai të mos ishte më nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit.

“Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do t’i propozoj Grupit Parlamentar. Kam vendosur që këtë ta ndaj më së pari me Këshillin Kombëtar të PD-së, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë. Fillimisht dua t’ju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të kryetarit të Grupit Parlamentar, z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi që drejtimi i grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falënderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe çon përpara sfidat që ka PD”, mësohet se të ketë thënë Basha në takimin me dyer të mbyllura.

Ndërkohë, në vendin e Alibeajt, si nënkryetar i Kuvendit, Basha vendosi Agron Gjekmarkajn. Po ashtu, këshilli kombëtar e votoi Gjekmarkajn edhe si nënkryetar të PD-së.

“Nga ana tjetër, do të propozoj si nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, i botës akademike dhe i komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike”, është shprehur Basha në takimin e Këshillit Kombëtar.

Pas përjashtimeve nga PD për shkak të dhunës në protestën e 8 janari, Basha mori masa edhe për zëvendësimin deputetëve që ishin në pozicione të rëndësishme në komisionet parlamentare.

Ndryshimi i parë erdhi në Komisionin e Ligjeve, i cili konsiderohet edhe si komisioni më i rëndësishëm në Kuvend. Në këtë komision, sipas rregullores së Kuvendit, nënkryetari i takon opozitës.

Deri më tani postin e nënkryetarit të Komisionit të Ligjeve e mbante Oerd Bylykbashi.

Ndërsa pas masës për pezullimin e tij nga PD, Basha ka vendosur që në vend të tij si nënkryetar të Komisionit të Ligjeve deputeten Dhurata Çupi.

Ndërkaq, Albana Vokshi nuk do të jetë më në krye të Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend. Tashmë ajo është përjashtuar nga PD dhe Basha i ka besuar drejtimin e Komisionit të Shëndetësisë në kryetares së PD-së, Grida Duma.

Ndryshime do të ketë edhe në Komisionin e Medias. Agron Shehaj tashmë do të jetë nënkryetar i Parlamentit dhe në vend të tij në Komisionin e Medias do të jetë deputetja Flutura Açka.

Post navigation

Previous: OPINION – Vllaznia nuk mund të jetë han, Da Silva por edhe të tjerë janë liliputë përballë 100 viteve histori!
Next: Shkarkohet nga detyra kryetari i PD- së në Britaninë e Madhe, Naim Hasani kishte bllokuar Kryesinë edhe në rrjete sociale

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.