Monika Kryemadhi ka zgjedhur se cilin mandat deputeti të mbajë dhe të përfaqësojë në Kuvend nga shtatori. Kryetarja e LSI- së i ka dërguar shkresë KQZ- së duke njoftuar vendimin e saj. Ajo i ka bërë me dije Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi se do të jetë përfaqësuese e Fierit, duke mbajtur mandatin e fituar në këtë qark.
Zgjedhja e Kryemadhit, sjell ndryshimin e listës së LSI- së në Tiranë, ku përfitues do të jetë Petrit Vasili. I rreshtuar i treti në listën e Tiranës, Vasili përfiton mandat pas heqjes dorë nga mandati i kryeqytetit nga kryetarja Kryemadhi. Kështu, në parlamentin e ri nga shtatori, LSI do të përfaqësohet nga dy zonja Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho dhe nga dy zotërinjë Agron Çela dhe Petrit Vasili./ShkodraWeb/