DOKUMENTI – LSI ndez zyrtarisht motorët për zgjedhjet e 6 marsit 2022, ja udhëzimi për bashkitë në garë…

LSI nis përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka shpërndarë për të gjithë strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, Rrogozhinë një udhëzim për ngritjen e shtabeve elektorale.


“Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki.”- parashikon udhëzimi i shpërndarë në struktura.

Shtabi Elektoral i LSI do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do te përbëhet nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive.