Ndërsa vijon gara për president të FSHF, nga Shkodra ka ardhur përgenjeshtrimi i parë i deklarimeve te kandidatit Bashkim Fino lidhur me ekzistencën e 12 shoqatave fantazëm, që nuk janë të miratuara nga gjykatat shqiptare. Bëhet fjale për “Akademia e Arbitrave Shkodër” me kryetar Said Ahmeti. Ai ka dërguar në ShkodraWeb nje fotokopje të vendimit të Gjykatës së Tiranës, ku rezulton se kjo shoqatë është regjistruar me vendimin 5474, datë 11.11.2016. Të paktën në rastin e kësaj shoqate, e cila ka të drejtë të votojë për presidentin e ri të FSHF-së, informacioni i shpërndarë nga kanditati Fino nuk është i saktë. Nuk është e qartë nëse realiteti është i tillë edhe për shoqatat e tjera apo kemi të bëjmë me presion të deputetit socialist për të siguruar sa më shumë vota. Më poshtë, dokumenti i dërguar në ShkodraWeb. ©ShkodraWeb