Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

DOKUMENTET – Avokati merr “vendim”, i cakton kryebashkiakut datën e orën kur duhet ta presë, ka 5 ditë afat…

ShkodraWeb 10 March, 2024
pal shkambi bashkise leter

Në grupet e komunikimit në Whatsapp të gazetarëve shkodranë, është shpërndarë një njoftim, i cili është dërguar nga Pal Shkambi, emër i njohur në Shkodër. Në këtë njoftim lexohet:

“Grupi Nismëtar për monumetin e Lekë Dukagjinit, ka njoftuar Kryetarin e Bashkisë Shkodër Z. Benet Beci, se me datë 11-03-2024, ditën e Hëne ora 10. 00, “Përfaqësues të Dukagjinit”, do paraqiten pranë Bashkisë Shkodër për takim me Kryetarin e Bashkisë.

Duke qenë në pritje të stërgjatur për miratimin e lejes për vendosjen e këtij monumenti në vendin e duhur në qendër të Qytetit të Shkodrës dhe duke mos marrë asnjë përgjigje, kemi vendosur:

Të bashkohemi përpara Bashkisë Shkodër për të mundësuar takimin me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Z. Benet Beci, për t’a zgjidhur këtë çështje. Bashkimi sa më serioz është domosdoshmëri, si për pronat e vendlindjes, monumetin e Lekës, rrugën dhe shumë çështje të tjera. Të përshëndes Pal Shkambi!”.

Në fakt është një njoftim i paprecedent, ku një person, ndoshta në emër të disa të tjerëve, njofton kryetarin e bashkisë për ditën e orën e një takimi. Në fakt, procedura normale është që të kërkohet takim me çdo drejtues institucioni, aq më shumë për një kryetar bashkie të zgjedhur. Por nuk është vetëm përcaktimi i datës dhe orës së takimit “detyrim- përcaktim” kryevashkiakut të Shkodrës. ShkodraWeb ka siguruar edhe letrën që Pal Shkambi, ka dorëzuar në bashki, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Letra mban datën 6 mars dhe nuk ka të paktën as edhe një firmë. Kryetarit të bashkisë, i jepet “ultimatum” se ka 5 ditë afat për të pritur Pal Shkambin në takim. Pra, u dërëzua me 6 mars shkresa dhe me 11 mars 2024, kryetari i bashkisë duhet detyrimisht të presë Palin dhe të tjerë. Sigurisht, nuk është ligjore por as morale e burrërore kjo qasje me asnjë zyrtar të këtij shteti.

Megjithatë, Bashkia Shkodër i është përgjigjur kësaj shkrese. Në dokumentin që ka siguruar ShkodraWeb dhe që mund ta lexoni më poshtë, siç është e kuptueshme, kryetari i bashkisë, i çdo bashkie qoftë, ka angazhime, impenjime, agjendë. Dhe sigurisht, me mirësjellje Pal Shkambit i komunikohet me 8 mars 2024, se do ti caktohet një datë për takimin.

Në fakt, duket se janë ngatërruar disi vëndet. Vendimet për çeshtje publike, merren nga të zgjedhurit me votë, në këtë rast, nga kryetari i bashkisë dhe Këshilli Bashkiak. Vendimi i marrë nga Pal Shkambi që, me datë 11 prill 2024, ora 10.00, duhet të pritet nga kryetari i bashkisë, mund të ngjallë vetëm të qeshura. Sigurisht, edhe të mbahet mend si “vendimi” i parë i marrë ndaj një kryetari bashkie se kur duhet të presë një person, madje me afat 5 ditor zbatimi. Vështirë që burrat e mençur të Dukagjinit, të bashkuar për një kauzë të rëndësishme, të përfshihen në këtë mesele, të ndërtuar në këtë formë.

Kjo sjellje nuk i lejohet një qytetari të thjeshtë, jo më një avokati, siç prezantohet Pal Shkambi, i cili ka konkurruar edhe për organet e “drejtësisë së re”, pasi më herët ka qenë kryetar i një partie politike, ka garuar dhe normalisht, nuk ka fituar asnjëherë. Për ta mbyllur, duhet ditur emri i personit që i jepet “vendimi” për takim. Jo ti ndryshohen germat e emrit apo të shtohen me stilolaps. Nuk i bën nder as Lekë Dukagjinit kjo qasje.

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Falenderuese atyre që kuptuan e ndjenë dhimbjen time!”, përplasja fizike me Princ Lekën, reagon për herë të parë Elia Zaharia
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – Flakët përfshijnë makinën e një 38- vjeçari në Shkodër, policia jep detajet e para…

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit…. 21 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër 21 May, 2025
  • EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK 21 May, 2025
  • Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji… 21 May, 2025
  • “Përgjegjësi që e mbaj unë personalisht”, rezultati i dobët me 11 maj 2025, Dashamir Shehi jep dorëheqjen 21 May, 2025
  • DOKUMENTI – “Të mos certifikohet rezultati i votave të Diasporës”, PD kërkesë urgjente në KQZ… 21 May, 2025
  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025
kuvendi i shqiperise 2024
  • Aktualitet

Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji…

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.