Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

“Do të kushtojë rreth 20 mln dollarë”, Beci prezanton projektin e tij: Kam hedh idenë e Fondit të Zhvillimit të Shkodrës

ShkodraWeb 1 month ago

Kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci i ftuar në Real Story në Report Tv me gazetarin Sokol Balla prezantoi edhe projektet që do të vërë në jetë nëse fiton drejtimin e bashkisë më 14 maj. Beci prezantoi projektin që përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh, që do të përfshijë portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu. Sipas Becit projekti për hyrjen e Shkodrës do të kushtojë rreth 20 milionë dollarë.

“E shikoj Shkodrën sot si një qytet që nuk të fton. Mos të harrojmë se Shkodra është porta për hyrjen në Europë. Projekti i parë është për hyrjen e Shkodrës. Do të ketë edhe një rrugë për këmbësorët dhe biçikletat, si edhe një muze si tribut për të shkuarën e Shkodrës. Do të ketë fusha sportive si dhe parqe lojërash.”,- u shpreh ndër të tjera Beci.

Po ashtu Beci u shpreh se ka hedhur idenë e Fondit të Zhvillimit të Shkodrës, për të cilin tha se do të ishte mekanizmi me të cilin bashkia do të menaxhonte fondet e donatorëve dhe të qeverisë në mënyrë që të realizojnë projekte të tilla.

“Kam hedh idenë e Fondit të Zhvillimit të Shkodrës. Do të ishte mekanizmi që të merrte fondet, të ishte i varur nga bashkia i cili menaxhon fondet e donatorëve dhe të qeverisë dhe me procedura strikte dhe të qarta të kishim mundësi që të realizonim projekte të tilla. Na duhet kombinimi mekanizmit të projekteve me mekanizmin financiar.”,- tha Beci.

Duke e konsideruar bashkinë e Shkodrës si një qytet me shumë peshë, kandidati i Partisë Socialiste për kryeqendrën e veriut, i ftuar në Report Tv, tha se e ka pritur dhe mbi të gjitha e ka dashur që të jetë në garë për të drejtuar Shkodrën.

“Gjithë destinacioni ime prej shumë kohësh është nisur për të shkuar në Shkodër. Gjithë eksperienca ime, zgjedhja si deputet në Shkodër edhe çdo eksperiencë që kisha. Më duket si një destiny (fat) është nisur për të ardhur te kjo pikë. Nuk ka thirrje më të madhe sesa thirrja dhe ajo që mund të bësh në qytetin tënd. Jo vetëm e kam pritur dhe dashur por më duket është gjëja e duhur në kohën e duhur për të dhënë për qytetin që e sheh se nuk janë aty ku duhen. Shkodra është një qytet me shumë peshë! Është e thellë për arsye të historisë dhe traditës. Unë besoj se në Shkodër ka shumë rëndësi edhe tradita edhe familja dhe ajo që kemi bërë. Shkodra jo vetëm më mirëpret, pro kam kuptuar se më mirëpret me shpresë. Shkodra jo vetëm mirëpret por po ngremë një shpresë ashtu siç shkodranët e mendojnë. Ka nevojë për shumë punë për t’ju kthyer shkëlqimit.”- tha Beci.

Në emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla, Beci u shpreh se prioritet për të dhe kryesocialistin Edi Rama, për Shkodrën, është që të zgjidhjen problemet që nuk janë zgjidhur për shkak se janë penguar nga retorika politike.

“Rama ka sjellë ofertën më të mirë që ai mendon. Unë kam një ofertë pune. Prioriteti i Ramës është për të zgjidhur probleme që nuk janë zgjedhur akoma në Shkodër dhe që janë penguar nga retorika politike. E gjithë pritshmëria sot në Shkodre, e racionalitetit është që në të diskutojmë për të zgjidhur problemet. Ka një pritshmëri të jashtëzakonshme!”- u shpreh Beci.

Continue Reading

Previous: Shpallen “Dëshmorë të Atdheut” 277 të rënë në kryengritjen e Malësisë së Madhe më 1911- ën…
Next: “Kryebashkiaku i Shkodrës, i vetmi post që kryeministri nuk e kontrollon”, Bardh Spahia: Kemi dorëzuar 50 projekte për financim, zero përgjigje

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

47 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

47 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

4 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.