Fakte të reja po dalin përditë lidhur me atë që do të jetë “stërgjyshja” e parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. Pedagogia Nevila Xhindi, ka sjellë në vëmendje një fakt skandaloz, mëse 30 vite nga vendosja e sistemit demokratik në këtë vend.
Në të njëjtën sallë, do të ulen nipi i Maliq Bushatit, ish- kryeministër i Shqipërisë dhe kunata e gjyktaësit që e dënoi me pushkatim në vitin 1946. Përballë njëri- tjetrit, në krahë të ndryshëm të parlamentit, do të jenë Helidon Bushati dhe Luljeta Bozo, prurja “më e re” e Partisë Socialiste në këtë fushatë
“Do të jetë Parlament interesant! Në të njëjtën sallë do te ulet Helidon Bushati – nipi i ish- Kryeministrit Maliq Bushati dhe Luljeta Bozo- kunata e gjykatësit Irakli Bozo, që denoi Maliq Bushatin me pushkatim në vitin 1946. Kjo është përballja e 25 Prillit.”, shkruan pedagogia Xhindi.
Vetëm pak orë më parë, Luljeta Bozo shokoi opinionin publik teksa pohoi në një studio televizive se “Enver Hoxha ka patur më shumë anë pozitive se anë negative”. E çfarë vlere ka të diskutohet më sot, në 2021 për dekriminalizimin kur po riciklohen edhe 80 vjeçare me lidhje direkt me diktaturën komuniste dhe që e mbrojnë atë dhe vetë diktatorin edhe pas 30 viteve demokraci, kur monstruozitetet e regjimit kanë dalë në dritën e diellit?! /ShkodraWeb Media/