Afërdita, nëna e 15- vjeçarit Musa Baculi nuk rresht së falenderuari. Falenderon me zemrën e një nëne të gjithë shqiptarët që kontribuan për të birin, Musain 15- vjeçar i cili pikërisht sot nisi udhëtimin e shpresës drejt Italisë. Udhëtimi do të ishte i pamundur pa zemrën e madhe shqiptare: në pak javë, solidariteti i mrekullueshëm mblodhi 50 mijë euro, aq sa duheshin që i riu të udhëtonte drejt një spitali në Xhenova ku ka shpresë…
Prej disa muajsh, Musa Baculi gjendej në spitalin e Shkodrës, në gjendje vegjetative dhe i është sugjeruar të kurohej jashtë shtetit pas një incidenti që pari në verë. Çështja u bë shumë publike, falë kontributit të shumë mediave, individëve, portaleve e shoqatave anëkend botës. Vetëm dy ditë më parë, Elvis Naçi, një nga njerëzit që meriton falenderimet më të mëdha dhe jo vetëm për këtë rast, njoftoi se paratë ishin mbledhur. Sot 15- vjeçari nis udhëtimin e shpresës drejt Italisë. Shërim të shpejtë e të plotë dhe mirëardhsh në Shkodër Musa Baculi!