Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë seancës gjyqësore ka thumbuar sot indirekt, Fatmir Xhafën, pasardhësin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme. Gjatë seancës, Tahiri ka thënë se disa “njerëz nuk përgjigjen as për vëllezërit e tyre”, duke iu referuar indirekt çështjes së njohur si “Babalja”, ku u pretendua se në një audiopërgjim fliste për trafik dr.oge, Geron Xhafaj, vëlla i ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Nderkohe qe brenda ne sallën e gjyqit, ish-ministri mësohet se ka deklaruar: “E vetmja gjë që më implikon mua është shitja e makinës te Artan Habilajt, një person i cili nuk është as nën hetim as i dënuar dhe unë po mbaj përgjegjësi për vëllezërit e këtij personi, kur ka njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre. Jam i sigurt që të gjithë kemi nga një kushëri budalla, kr.iminel në fis, por askush nuk mban përgjegjësi”.
Më herët Saimir Tahiri ka përmendur në gjyq dhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për të cilën ka thënë se e ka vënë në dijeni me anë të disa shkresave për problemin e radarëve jo funksional të ushtrisë. Por deputetja Mimi Kodheli, e ka quajtur këtë qëndrim të ish-ministrit, si “goditje poshtë brezit”.