Skip to content
30 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

DETAJET/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, ja se si bashkëpunëtorët e autorit e ndoqën Jurgen Kurtin…

ShkodraWeb 4 years ago

Janë zbuluar të tjera detaje nga prita fatale ndaj Jurgen Kurtit në Tiranë, ndërsa kanë qenë kamerat e sigurisë dhe disa mesazhe telefonike ato që kanë zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes si dhe lëvizjet e tre të dyshuarve si bashkëpunëtorë të autorit, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Klodian Banes.

Mësohet  se makina e përdorur në natën e ngjarjes së rëndë, tip Benz E-Class, ngjyrë gri, është fokusuar nga kamerat për herë të parë rreth orës 20:00, ku hynë kundravajtje në vendin ku dy orë më vonë u egzekutua Jurgen Kurti. Rreth atij vendi, sutomjeti bën dy tre xhiro, dhe më pas del tek posta nr8, në drejtim të rrugës “Sulejman Delvina”. Mjeti rezulton në pronësi të Klodian Bane (Buxhuku).

Katër orë përpara egzekutimit, Elsi Levendi ka marrë me porosi një mesazh që të mbante në vëzhgim Jurgen Kurtin.

Mesazhi i parë: “Kalo pak tek lagjia mbrapa postës dhe shiko Jurgen Kurtin. Më thuaj nëse e sheh këtë person”. Ndërkohë që Elsi Levendi i përgjigjet me mesazh duke i thënë që nuk e njihte personin në fjalë.

Më pas i vjen mesazhi i dytë: “Vetëm rri aty, nëse e shikon më njofto”.

Ku Jurgen Kurti ka dalë nga palestra, Levendi shkruan mesazhin: “Doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është ai. Është një djalë i gjatë i bëshëm.”.

Këto mesazhet janë zbuluar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ishte duke pritur Levendi. Pak minuta pasi dëgjohet se doli personi që dyshohej se ishte Kurti, ndodh edhe vrasja. Një kamer sigurie ka fiksuar momentin e vrasjes u shfaqet një person që del nga Benzi dhe merr diçka në dorë që në pamje të parë duket si armë zjarri dhe bën veprim si të qitjes me armë.

Në këtë mënyrë, u ra në gjurmët e personave të dyshuar, tre prej të cilëve gjykata caktoi “masën e arrestit me burg”.

Më pas automjeti largohet nga vendngjarja duke lëvizur drejt ish-lokal “Shushicës”, dhe më vonë konstatohet tek kopshti zoologjik. Personi tjetër që prite në lokal, pra Elsi Levendi, merr taksi dhe ndalon tek diga e liqenit. Pak minuta më vonë kamerat e kanë fokusuar kur ai shfaqet në afërsi të liqenit të Thatë duke zbritur nga taksia ku takohet me shtetasin Klodian Bane që kishte mbërritur me automjetin tip Benz dhe hipën në makinë me të. Menjëherë më pas aty shfaqet edhe shtetasi Olsi Qalliaj, i cili kishte mbërritur aty me një automjet tip “Audi”.

Në momentin që këta persona bëhen bashkë, njëri shkëputet me një qese dhe shkon drejt liqenit të thatë, ndërsa dy të tjerët lëvizin drejt pallateve që janë në krah të liqenit. Rreth 25 minuta më vonë, një kamer i fokuson sërish të tre së bashku. Njëri prej tyre largohet me automjetin tip Audi, ndërsa personi tjetër shkon dhe merr qesen dhe i treti largohet në shtëpi. Këta tre persona janë fokusuar sërish të nesërmen nga një kamera sigurie duke lëvizur me automjetin tip Benz që u përdor natën e krimit.

Continue Reading

LAJM PARA: FOTOLAJM/ Muret e Ministrisë së Brendshme njollosen me bojë të zezë, hidhen thirrje: Lironi djemtë tanë…
LAJM PAS: DOKUMENTI/ Studentët i rikthehet sërish protestave: Nuk u plotësuan 90% e kerkesave tona…

TË FUNDIT

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

11 mins ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

3 hours ago
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • “Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur
  • “Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…
  • FOTOLAJM – “Me ekipin fitues të 14 Majit!”, Bardh Spahia prezanton kandidatët për këshillin bashkiak të Shkodrës

TË FUNDIT

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

11 mins ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

3 hours ago
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…

4 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.