Forcat “Shqiponja” në Shkodër kanë vënë në pranga një shtetas rreth 25 vjeç nga lagja “Kiras” në Shkodër. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, bëhet fjalë për një shtetas i identifikuar si Petrit Isai, rreth 25 vjeç. Mësohet se ai ka shtënë me autmatik në ajër, në orët e para të mbrëmjes së sotme. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat “Shqiponja” të cilan kanë bërë kapjen e e shtetasit, i cili mbante akoma në dorë automatikun me të cilin krijoi panik në Kiras si dhe një karikator me fishekë. Ndërkohë, para pak minutave, Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.
Fale bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë të Policisë u arrestua në flagrancë një shtetas.
Sekuestrohet arma e zjarrit
Nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja falë reagimit të shpejtë dhe në kohë rekord u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I. 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Guerile” Shkodër, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ku menjëhere janë dërguar shërbimet e Policisë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit,(një kallashnikov).
Materialet iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 274 e 278 të Kodit Penal. /ShkodraWeb/