Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe gódítjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë ópèrative se në një automjet po transportohej lëndë nárkòtike nga Vlora në drejtim të Shkodrës, me qëllim tráfìkimin, Seksioni për Hetimin e Nárkòtikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, organizoi dhe finalizoi me sukses ópéracionin policor të koduar “Gjadëri”. í
Gjatë ópéracioni u bë i mundur identfikimi dhe lokalizimi i automjetit që dyshohej se mund të transportonte lëndën nárkòtike dhe në fshatin Gjadër, Lezhë, shërbimet e Policisë ndërhynë duke bllokuar mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. D.
Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sékùestruan në cilësinë e provës materiale, në sediljen e pasme dhe në bagazh, 95 kg lëndë nárkòtike, e dyshuar kánnàbís sátívà.
Nga veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore rezultoi se mjeti tip “BMW” që transportonte lëndën nárkòtike paraprihej nga 2 mjete të tjera, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të pikave të kontrollit nga ana e Policisë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në të tre mjetet u gjetën dhe u sèkúestruan në cilësinë e provës materiale 11.000 euro.
Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë arrestimin në flágràncë të drejtuesit të mjetit në të cilin u gjet lënda nárkòtike, shtetasin K. D., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe ka bërë ndalimin e shtetasve K. L., 28 vjeç, A. T., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe K. T., 50 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në dy mjetet që po kontrollonin rrugën.
Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe DVP Shkodër, po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tèntàtivës për tràfíkim të lëndëve nárkòtike.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e nárkòtikeve, kryer në bashkëpunim”. /ShkodraWeb Media/