Skip to content
16 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Detaje te reja/ Vrasja e ‘bosit te prostitucionit ne Ballkan’, ja vendi (foto)

ShkodraWeb 15 August, 2017
bojkufoto
Zbulohen detaje të reja për vrasjen e biznesmenit shqiptar Dilaver Bojku, i njohur me nofkën “Leku”, pasditen e djeshme në Strugë. Agjencia e lajmeve Ina publikon edhe foton e vendit ku e kanë vrarë këtë të fundit. Mësohet se “Leku” u ekzekutua me një plumb në kokë para biznesit të ti, kafenesë “Aqua Blue”, në plazhin e Strugës.
Prej 15 vitesh, sipas mediave maqedonase ai njihej edhe si “bosi i prostitucionit në Ballkan”. Dilaver Bojku ka lindur në vitin 1959 në Veleshtë të Strugës. Ai u bç i njohur, në radhë të parë për policinë e Maqedonisë, e më vonë edhe për Interpolin dhe FBI-në amerikane për aktivitetet e tij të shumta kriminale, në radhë të parë për prostitucion. Deri në vitin 2000, ai ka operuar në linjën Ballkan-Evropë, duke sjellë prostituta nga shtetet e ish-Jugosllavisë, Ukraina, Molldavia dhe duke çuar si klandestine në vendet e Bashkimit Evropian shqiptarë, kurdë, pakistanezë dhe afgane.

Me punë operative dhe me bashkëpunim të FBI-së (dega Budapest) me policitë evropiane, Bojku identifikohet, grumbullohen dëshmi për punët kriminale dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar.
Në shkurt të vitit 2003 arrestohet nga policia e Maqedonisë, ndërsa në klubet e tij zbulohen dhjetra vajza që kanë qëndruar ilegalisht. Gjykata e Strugës e dënon me 6 muaj burg për mbajtje të një femre pa dëshirën e saj, gjë që në opinion pritet me habi të madhe, për shkak të dënimit të butë. Pas ankesës së prokurorisë dënimi i rritet në 3 vjet.
Më 20 qershor 2003, derisa transportohej nga burgu me siguri të ulët, ai i arratiset policisë. Marshallët amerikanë madje shpallin shpërblim prej 10.000 dollarë për atë që do të ndihmonte në kapjen e Bojkut.
Për arratisjen e tij nga burgu, kanë shkruar edhe mediat botërore, si The New York Times, Guardian etj.
Rreth dy javë pasi arratiset nga burgu i Strugës, arrestohet në Ulqin të Malit të Zi, prej nga kishte planifikuar të ikte, fillimisht ne Itali, e më pas në Brazil. Pasi mbaroi dënimin në Maqedoni, u lirua dhe vijoi rrugën e biznesit në restorante e hoteleri. /balkanweb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Vllaznia kerkon mbrojtes te majte, nga sot Esin Hakaj eshte i lire nga Partizani
Artikull pasardhës: Si do te perfundoje LSI-ja?

TË FUNDIT

osmani gjykata kushtetuese 2026

“34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin”, Kushtetuesja e Kosovës: Dekreti i Osmanit pa efekte juridike

ShkodraWeb 25 March, 2026 0
IMG_5201

Albin Kurti dhe Vetëvendosje! drejt një fitore të thellë në Kosovë, me mbi 50% të votave…

ShkodraWeb 28 December, 2025 0
kuti votimi kosove 2025

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, 21 komuna njohin kryetarët, Prishtina shkon në balotazh

ShkodraWeb 13 October, 2025 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 prill 2026… 16 April, 2026
  • IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti… 15 April, 2026
  • EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari… 15 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit 15 April, 2026
  • NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi… 15 April, 2026
  • 59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh… 15 April, 2026
  • FOTO TË RRALLA ME NGJYRA – 15 prill 1979, termeti që zgjoi frikshëm Shkodrën, në kujtesën e drejtuesit lokal komunist të kohës 15 April, 2026
  • DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim 15 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 prill 2026…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0
menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
mirsad basha lokaliiii bashkia 2026

VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.