I riu shqiptar që humbi jetën në aksidentin fatal natën e së martës në Pianvallico të Firences, është identifikuar si Edjon Kapllani. 26-vjeçari ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga një mik i tij, bashkëmoshatar, ndërsa bashkë me ta ndodhej edhe vëllai 19-vjeçarit i Kapllanit.
Mediat italiane shkruajnë se i riu jetonte në Borgo San Lorenzo së bashku me familjen, ishte duke udhëtuar për në Scarperia, për të takuar të fejuarën e tij. Dyshohet se shkak për aksidentin tragjik ka qenë shpejtësia e tej normave të lejuar, në një kthesë tejet të rrezikshme.
Nga ky aksident ku 26 vjeçari humbi jetën, mbetën të lënduar vëllai, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe miku i tij, i cili ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të trupit.