Ka deshtuar mbledhja e rradhes se Keshillit Bashkiak te Shkodres. Ndonese eshte pritur thuajse nje ore nuk eshte plotesuar korumi i nevojshem i keshilltareve per te nisur mbledhjen .
Kjo situate absurde ka sjelle nervozizmin e keshilltareve te cilet kerkuan penalizime per keshilltaret e papergjegjeshem. Kryetari i Keshillit Bashkiak Xhemal Bushati tha se penalizimi per mospjesmarrje nuk parashikohet ne rregulloren e Keshillit Bashkiak Shkoder por duke nisur nga situate mund te miratohet nje klauzole e tille.
Ndersa i kujtoi keshilltareve se kane me shume detyrime se te drejta karshi qytetareve . Mbledhja eshte spostuar ne oret e vona te pasdites te se henes, ndersa fillimisht deshtoi nje mbledhje e rendesishme pasi do miratohej ndihma ekonomike per mujin korrik dhe program buxhetor 2018-2020. Kjo nuk eshte hera e pare qe Keshilli Bashkiak Shkoder shtyn mbledhjet e rradhes per shkak te mospjesmarrjes se keshilltareve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!