“Dëshiroj edhe unë si çdo nënë tjetër të rris fëmijën tim”, është kjo thirrja që del nga shpirti i Marjana Dapaj, e cila akoma nuk ka mbushur 30 vjet jetë dhe rrezikon të mos shohë djalin e saj të rritet. Jeta është treguar e ashpër me këtë nënë. Është e divorcuar dhe përmes vështirësive, po përpiqet të rris djalin e saj e vetme.
Nuk mjafton vetëm kjo. Asaj i janë shfaqur edhe probleme shendetësore. Siç tregon vetë, ka kaluar në gjendje kome për dy ditë por fatmirësisht, ndodhta pas lutjeve të djalit të saj, është rikthyer në jetën normale. Mjekët i kanë thënë se ka nevojë për operacion sa më parë të jetë e mundur. Sepse po pati një krizë tjetër të fortë, rrezikon të ngelet e paralizuar.
Ajo ka nevojë për 2000 euro, prej të cilave ka mundur të sigurojë 750. Pra mbeten edhe 1250 euro. Është një shumë që Marjana dhe familja e saj, nuk e përballojnë dot. Por të gjithë bashkë, ne mund ta përballojmë dhe të mundësojmë që Marjana të shohë djalin e saj të rritet, ta udhëheqë në jetë, ti japë dashuri nëne dhe ti gëzohet krijesës së vet.
Thirrja jonë është thirrje në emër të një nëne që kërkon të jetojë. Është thirje për këdo që ka mundësi të kontribuojë, qoftë edhe me 500 lekë, 5 euro, 5 dollarë. E në pamundësi, të përhapni lajmin për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë por nuk e dinë se një nënë shqiptare po lufton të jetë në krah të djalit të saj të vogël, për të mos e lënë vetëm në këtë botë.
Shqiptarët, brenda e jashtë vendit, kudo ku jetojnë në trojet etnike dhe në Disporë, kanë zemër të madhe, janë bujar. Në ditën e Festës sl Nënës, me 8 mars, ajo ka një takim shumë të rëndësishëm: Do ta ndihmojmë të vazhdojë të jetojë dhe të shohë djalin të rritet?! Besojmë se po, e kemi detyrë para vetes por edhe para Zotit! /ShkodraWeb Media/