Një 45-vjeçar nga Skrapari ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në QSUT, pasi u soll me urgjencë në Tiranë për ekzaminim. Pacienti, identiteti i të cilit është Vjetor Alushi, kishte insufiçensë respiratorë dhe paraqiste edhe probleme pulmonare. Mësohet se mjekët nuk e kanë cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral sepse siç shprehen ata, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në QSUT.
Alushi, baba i tre fëmijëve, jetonte në Skrapar, ndërsa për shkak të problemeve pulmonare ishte drejtuar në spitalin e Beratit. Ndërkohë dyshohet se Alushi ishte prekur nga AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit, ndërsa pritet përgjigja e analizës për ta konfirmuar.