Bylis ka marrë një fitore të artë në transfertë ndaj Apolonisë. Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Antoni në minutën e 80-të për t’i dhënë 3 pikë me vlera ballshiotëve.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekur, ndërsa në fraksionin e dytë, Bylis u hodh i gjithë në sulm për të gjetur golin dhe Antoni në 80-të nuk gaboi dhe mposhti portierin Harizaj.
Me këtë gol të shënuar u mbyll edhe e gjithë ndeshja. Me këtë 3 pikësh, Bylis parakalon Apoloninë dhe renditet në vendin e 8-të me 15 pikë, ndërsa Apolonia në vendin e 9-të me 13 pikë.
Apolonia-Bylis 0-1