FOTOLAJM – Benet beci vijon fushatën në Qarkun e Shkodrës, “promovon” Shirokën me një foto skandaloze

Benet beci, administratori i KESH sh.a., i përfolur si kandidat për deputet i listës së PS- së në Qarkun Shkodër, duket se vazhdon fushatën. Çdo motiv është i vlefshëm në funksion të këtij qëllimi për të. Kjo është arsyeja që ai është shfaqur në sheshin e Shirokës, duke rikthyer një “lajm të vjetër”, atë të nominimit të kësaj pjese të Shkodër si kandidat për një çmim në BE.

Ai ka publikuar këtë “lajm” në faqen e tij në facebook, e cila është e sponsorizuar thuajse në çdo postim. Për ata që nuk e dinë, sponsorizimi shumëfishon shfaqjen e postimit në përdoruesit e Facebook por edhe në rrjete të tjera sociale, nëse sponsorizohet (paguhen para për ta shpërndarë). Në këtë postim, beci përcjell edhe lajme të tjera “të rëndësishme”, duke bërë të kuptohet lehtësisht se çdo gjë është në funksion të kandidimit të tij nga PS në Qarkun Shkodër.


Mjafton vetëm një foto për të kuptuar se qëllimi i publikimit të Becit, nuk është vlerësimi apo promovimi i Shirokës apo i Shkodrës. Në një shkrepje ai ka fiksuar disa kuaj, të cilët shëtisin në shëtitoren e zbrazur të Shirokës.

PUBLIKIMI I BENET BECIT

Eshtë kënaqësi të mësoj që sheshi i Shirokës në Shkodër është emëruar si një nga kandidatët për çmimin prestigjoz të arkitekturës të BE-së Mie Van de Rohes. (Më shumë detaje këtu: https://eumiesaward.com/work/4354)

Me studion Casanova and Hernandez dhe arkitektin drejtues të studios Jesus Hernandez mardhënia e bashkëpunimit nis që nga viti 2014 ku me @BlendiBushati e të tjerë kolegë, ndërtuam Muzeun e Fotografisë Marubi e më pas, në 2016-tën me të njëjtin ekip punuam për konceptimin dhe financimin e projektit të transformimit të bregut të liqenit të Shkodrës.


Bashkëpunimi ynë vazhdon e po punojmë serish bashkë për projektin e Muzeut të Energjisë në Koman. Vetëm para pak javësh patëm mundësi ta vizitonim së bashku projektin e zbatuar, që në fakt është pjesa e parë e një programi më të madh transformimi për bregun e liqenit, ku ndërhyrje të tjera do të fillojnë së shpejti.

Ndërsa liqeni i Shkodrës ka përjetuar rreshje e prurje të shumta këto 2 muaj të vështirë duke kërcënuar edhe në Shirokë, jam i bindur se të gjithë, qytetarë, biznese e institucione shtetërore duhet të bëjmë më shumë për ta mbrojtur e më pas edhe për ta shijuar të plotë bukurinë e kësaj zone.

ShkodraWeb Channel

I uroj arkitektëve së pari, por dhe qytetit suksese në hapat e mëtejshëm në këtë garë. Besoj fort se kjo ndërhyrje transformuese e kthen zonën e liqenit të Shkodrës atje ku i takon, si një nga më të veçantat në vend e rajon. /ShkodraWeb Media/

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel