Deputeti shtyp me makinen e tij nje 50- vjecar, vdes menjehere ne vend

Një person ka humbur jetën nga një aksident mëngjesin e sotëm në autostradën Elbasan-Tiranë. Sipas burime të Report Tv në aksident është përfshirë makina e deputetit të PDIU, Aqif Rakipi, i cili ka përplasur një 50-vjeçar, që ndërroi jetë në vend. Deputeti Aqif Rakipi pas aksidentit është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet nga policia.