Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Deputeti qe shtypi 54- vjecarin rrezikon burgun, akuzohet per dy vepra penale

ShkodraWeb 14 August, 2017
Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj deputetit të PDIU, Aqif Rakipi, në lidhje me aksidentin e ndodhur tri ditë më parë, ku humbi jetën shtetasi Sait Sorra, 54 vjeç. Akuzat e ngritura ndaj deputetit që po hetohet në gjendje të lirë, janë “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”. Kjo akuzë e fundit mësohet se është “shtuar” e formuluar nga prokuroria pas analizimit të provave e rrethanave të ngjarjes, edhe pse rezulton se policia nuk e ka referuar çështjen për një vepër të tillë.
“Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë për shtetasin Aqif Rakipi, 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin Sait Sorra, 54 vjeç, banues në fshatin Kashar. Neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë, publikuar ditën e djeshme.
Siç duket nga kjo komunikatë, policia e ka referuar në prokurori çështjen e deputetit vetëm për një vepër penale, që është ajo e parashikuar nga neni 290. Ky nen në Kodin Penal parashikon veprën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas paragrafit të dytë të këtij neni, “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet”.
Nga ana tjetër, deputeti i PDIU, po hetohet nga prokuroria edhe për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit. Kjo vepër penale parashikohet nga neni 273 i Kodit Penal ku thuhet: Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Deputeti i Elbasanit, Aqif Rakipi shkaktoi një aksident me vdekje, teksa drejtonte makinën në autostradën Tiranë – Durrës tri ditë më parë në orën 04.41 të mëngjesit. Rakipi përplasi me makinë një 54-vjeçar, në momentin që ai zbriti nga një fugon përballë tregut agro-ushqimor dhe po tentonte të kapërcente trafikndarësen.
Sipas Policisë së Tiranës ngjarja ndodhi në orën 04:41, të paktën sipas raportimeve që dëshmitarët kanë bërë duke telefonuar në sallën operative. Deputeti i PDIU, është larguar nga vendi i ngjarjes duke u paraqitur në Komisariatin nr.2, 10 minuta pasi kishte shkaktuar aksidentin.
Policia tha se Rakipi është paraqitur në Polici në orën 04:51, bashkë me automjetin tip “Mercedez Benz S-Class”, me targë AA 002 CY, që ishte i dëmtuar në pjesën e përparme. Ai ka deklaruar se kishte përplasur një këmbësor me makinë në autostradë dhe për këtë arsye po dorëzohej./panorama
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Video/ Ndodh ‘bashkimi’ Kosove- Shqiperi…
Artikull pasardhës: Vritet ne lokalin e tij bisnesmeni i njohur shqiptar

TË FUNDIT

arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
gurakuqi karakaci 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Ministrat edhe drejtues politikë, një praktikë që duhet të anullohet menjëherë

ShkodraWeb 6 April, 2026 0
osmani mesazh largimi 2026

VIDEO – “Republika s’është instrument, është amanet”, pas largimit nga Presidenca, Vjosa Osmani jep mesazhin

ShkodraWeb 4 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.