Deputetët e PS- së caktuan kandidatët e mundshëm për president, ja sa emra janë në garë sipas socialistëve…

Pavarësisht se secili prej deputetëve kishte mundësinë e zgjedhjes së 3 kandidatëve të ndryshëm, shumë prej socialistëve kanë qenë në një mendje, pasi numri i kandidatëve i dalë prej tyre ka qenë 67.

Burime bëjnë me dije, se pas hapjes së zarfave që hodhën dje deputetët në kuti, rezultoi se propozimet për presidentin e ri përfshinin 67 emra, çka do të thotë se një pjesë e mirë e socialistëve kanë shkruar të njëjtët kandidatë.


Në mbledhjen e djeshme që u mbajt në Kryesinë e Kuvendit, të drejtën e votës e kishin dhe ministrat që nuk kanë një mandat deputeti.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se fokusi i socialistëve është që të gjejnë një president normal, në ndryshim nga Ilir Meta, që sipas tij, është më skandalozi që Shqipëria ka pasur.