Kryetari i opozitës Lulzim Basha shpërndau në rrjete sociale deklaratën e Partisë Demokratike për situatën e rëndë me qytetarët shqiptarë në Kakavijë. Duke iu referuar radhëve kilometrike të automjeteve e qytetarëve që presin të kalojnë kufirin, aksídentit tràgjik ku humbi jetën dhjetëvjeçari pasi u përplas nga autoambulanca, Basha thotë se kjo situatë është e túrpshme.
“Njerëz të bràktisur nga një qeveri e dështúar. Túrp!”, – shkruan Basha në Tuiter bashkëngjitur linkut me deklaratën e PD.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Mendimet dhe lutjet tona janë sot me prindërit dhe familjarët e fëmijës që humbi sot jetën në aksídentin tràgjik, në mesin e krizës humanitare të krijuar prej 4 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen dhe këtë humbje të rëndë.
Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tràgjik për bràktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.
Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi.
Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale. Nuk zgjidhet me postime virtuale nga rezidencat luksoze qeveritare ku pushon kryeministri, dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.
Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre.