
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume në një lidhje skype në News24 foli për vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, duke njohur Lulzim Bashën si kryetar të PD.
Kume tha se vendimi i Celibashit ishte tepër i qartë, teksa shtoi se ligji parashikon se ‘nëse nuk do të depozitohet kjo deklaratë e firmosur nga Basha, vendimi i KQZ-së do të jetë që të mos regjistrojë në zgjedhje PD-së”.
“Celibashi e sqaroi që ka mangësi. Basha ka një përgjegjësi, pasi dorëheqja e tij nuk është realizuar. Shkruhet që kryetari i PD është Lulzim Bashës. Edhe nëse nesër PD do të garojë, në fletën e votimit do të jetë ‘kryetar i PD, Lulzim Basha’. Ai mban përgjegjësi intititucionale dhe personale. Vazhdon të jetë kryetar. Shteti ligjor nuk vepron me deklarata por me vepra, fakte. Deklarata duhet të ishte firmosur dhe jo deleguar.
Deklarata firmoset, se ligji e ka parashikuar si të tillë. Nuk e di se çfarë do të bëjë Basha, por di të them që është kërkesë e ligjit që kuptohet: Nëse nuk do të depozitohet kjo deklaratë e firmosur nga Basha, vendimi i Celibashi do të jetë që të mos regjistrojë në zgjedhje PD. Këto duhen bërë brenda këtyre 5-6 ditëve”, tha Kume.